E Shtunë, 31 Tetor 2026

Edvin Murati lë futbollin, tani menaxher i Iraklisit

• Edvin Murati i ka dhënë fund zyrtarisht futbollit teksa ka luajtur të hënën në mënyrë konsensuale ka prishur kontratën me klubin grek të kategorisë së dytë, Panserraikos.Ndërkohë ai ka firmosur dje me klubin e Iraklisit një kontratë ku për tre vitet e ardhshme ai do të bëjë rolin e zbuluesit të talenteve për këtë ekip. Futbollisti ka pranuar se një ceremoni lamtumire nga Kombëtarja do ta kënaqte tej mase, por ai nuk ka dëshirë t’i lutet askujt që kjo të realizohet. “Sigurisht që do të më bëhej qejfi nëse do të më organizonin diçka të tillë. Do ishte një shenjë respekti për atë ç’ka i kam dhënë përfaqësueses, por gjithsesi unë nuk i lutem askujt për këtë”, ka thënë ish-mesfushori i Kombëtares shqiptarë për “Panorama”. Ai ka firmosur dje me klubin e Iraklisit, ku ka luajtur për dy sezone gjatë karrierës së tij si futbollist. Murati është shprehur i kënaqur me detyrën e re, duke thënë se kështu do të jetë sërish pjesë aktive e futbollit. Interesant fakti që në shkurt të vitit të kaluar i dha lamtumirën futbollit edhe Adrian Aliaj, i cili bashkë me Muratin ishin heronjtë e fitores historike kundër Greqisë në 4 shtator të vitit 2004.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›