“COSMOTE ndër 100 kompanitë më të mira”
Revista prestigjioze "BusinessWeek" ka publikuar listën "Info Tech 100" me kompanitë më të suksesshme të teknologjisë së informacionit.
Sipas kësaj liste, COSMOTE renditet ndër kompanitë më të mira teknologjike në botë për vitin 2008. Konkretisht kompania COSMOTE është renditur në vendin e 28-të për sa i përket teknologjisë, ndërsa ka zënë vendin e 7-të për kthimin nga investimet. Kjo kompani, pjesë e së cilës është edhe AMC, bën pjesë në këtë listë prej tre vitesh. Lista "Info Tech 100" përfshin kompanitë më të rëndësishme të IT, nisur nga kritere të tilla, si kthimi nga investimet, ndarjes së dividendit tek aksionerët, rritjes së të ardhurave dhe të ardhurat në total. Sipas "BusinessWeek", në listën e 100 më të mirave IT për vitin 2008 vlen të theksohet mbizotërimi i kompanive të telekomunikacionit, veçanërisht i operatorëve celularë që kryejnë aktivitetin në ekonomitë e reja. "BusinessWeek" e filloi hartimin e listës "Information Technology 100" me të dhënat financiare të marra nga "Standard & Poor's", e cila zotëron informacion të kompjuterizuar për rreth 30.500 kompani me ofertë publike nga mbarë bota. Kompanitë duhet të kenë të paktën 300 milionë dollarë të ardhura, në mënyrë që të hyjnë në listë. Totali prej 800 kompanish u nda në tetë kategori industrie. Nga konkurrimi u përjashtuan kompanitë, çmimi i aksioneve të të cilave ka rënë mbi 75% dhe shitjet e tyre janë pakësuar, ose kanë pësuar zhvillime që vënë në pikëpyetje ecurinë e mëtejshme.