Vaji i rrezikshëm mbyll Morinin
Dogana e Morinit në Kukës është bllokuar për rreth 12 orë ditën e djeshme, si pasojë e tre boteve me vaj të rrezikshëm në pjesën kosovare.
KUKES / JONUZ HALLAÇI
Tre bote të mëdha ndodhen prej 5 ditësh në pikën kufitare të Vërmicës, 200 metra larg kufirit tonë, të cilat dje shkaktuan helmimin e dy doganierëve. Një reaksion kimik, shkaktuar pas hapjes për inspektim të boteve ka shkaktuar lëndimin e dy punonjësve si dhe djegie sysh e dhimbje koke për personat e tjerë pranë doganës. Menjëherë është përhapur panik në radhët e punonjësve të kufirit dhe udhëtarëve. Frika se, si pasojë dhe të temperaturave të larta lënda në bote do të sillte probleme për kalimtarët në të dy anët e kufirit ka bërë që të bllokohej plotësisht ai. Sipas burimeve nga përtej kufirit tonë, janë dy doganierë në gjendje të rëndë në spitalin e Prishtinës dhe shumë të tjerë me djegie sysh e dhimbje koke në atë të Prizrenit. Në doganën e Morinit, policët dhe doganierët kanë vendosur maska për të shmangur çdo problem shëndetësor. Rreth orës 11:00 është urdhëruar ndalimi i çdo lëvizjeje, deri në sqarimin se çfarë lënde përmbajnë saktësisht botet. Një prej udhëtarëve tregon se ndodhej në Vërmicë, kur ka ndjerë djegieve të syve. Fillimisht kanë dëgjuar se tubat e gazit të kondicionerëve të doganës kishin plasur. "Me shpejtësi shkuam drejt Morinit, por dhe aty, ndonëse është 200 metër larg ndjenim erën e rëndë".
Policia shqiptare pohoi dje se problemet u shfaqën pas rrjedhjes së një sasie lubrifikanti prej një autoboti në Vërmicë. Drejtori i policisë së Qarkut të Kukësit, Muharrem Furriku, pohoi se bllokimi i kufirit do të vazhdojë të paktën deri në orën 20:00 të mbrëmjes, pasi temperaturat e larta janë të rrezikshme për kalimtarët, në prani dhe të lubrifikantit të derdhur. Sipas Furrikut, policia e Kukësit ka marrë gjithë masat dhe kalimi i kufirit është bllokuar që në dalje të Kukësit, në mënyrë që të mos krijohen radhë në kufi. Ngarkesa me lubrifikant konfirmohet se nuk kishte për destinacion Shqipërinë dhe as nuk kishte kaluar në territorin tonë.
Në vendngjarje kanë shkuar dje përfaqësues të policisë së UNMIK-ut, KFOR-it, si dhe Shërbimi Policor i Kosovës. Nga njoftimet e SHPK-së pohohet se, tre autobotet që ishin deklaruar me vaj lubrifikant kishin në përbërje sasi të madhe SO2, e cila ka rezultuar 24 për qind, ndërsa masa e lejuar e squfurit është 2 për qind. Ato kishin hyrë nga Bullgaria në Maqedoni e më pas, nëpërmjet kufirit të Hanit të Elezit në Kosovë, me destinacion fshatin Mamushë, mes Prizrenit dhe Gjakovës. Pas dyshimeve se ato nuk përmbanin vaj hidraulik, por vaj disulfurik janë bllokuar për kontroll në doganën e Vërmicës. Menjëherë pasi doganierët kanë hapur një prej tyre për kontroll ka ndodhur dhe reaksioni që sipas ekspertëve mund të shkaktohet vetëm nga përbërësit e rrezikshëm brenda vajit. Deri në pritje të analizave janë bllokuar plotësisht autobotet, u shoqëruan tre shoferët bullgarë Dimitrov Jancev, Ivanov Gospodinov dhe Dimov Kolev dhe pronari i fabrikës ku do të dërgohej vaji, Shefki Kajsera. Fshati Mamushë, me shumicë të etnitetit turk, njihet si qendra e veglave të mekanikës bujqësore, pjesëve të këmbimit e vajrave për automjete, një pjesë e mirë e të cilave blihen dhe nga kuksianët.
Bllokimi, fluks në kufi
Dogana e Vërmicës dhe Morinit janë pikat kryesore lidhëse mes Kosovës dhe Shqipërisë dhe në këtë kohë, ku ka nisur dhe sezoni turistik, lëvizjet në kufi janë të shumta. Çdo ditë nga Shqipëria drejt Kosovës e anasjelltas kalojnë 150 automjete dhe 600 kalimtarë. Nga kjo portë bëhet dhe shkëmbimi më i madh i mallrave, pasi në pikëkalimin e Qafë-Prushit në Has kalimi është i pamundur. Gjatë ditës së djeshme, mjetet me udhëtarë nuk janë lejuar të kalojnë, për të shmangur çdo incident nga botet e mbushura me vaj të rrezikshëm për ta. Kur pika kufitare është hapur me largimin e rrezikut, rreth orës 20:30, në Kukës, 1 km larg pikës kufitare të Morinit ishin grumbulluar afro 300 automjete që prisnin të hynin në Kosovë dhe po kaq 3 km larg pikës kufitare të Vërmicës.