Midis partitokracisë dhe ideokracisë…
07/04/2005 Kriza e politikës dhe ideokracia
Politika shqiptare, sado që të shfaqet në pamje dhe formë moderne, nuk është në gjendje të fshehë, një krizë reale të identitetit të saj thelbësor. Sado që është munduar të jetë një politikë, me fjalë të shumta dhe e veshur me ambalazhe bashkëkohore, ajo nuk ka mundësi të fshehë mungesën evidente të ideve të qarta, të cilat janë bërë shkak, për zgjatjen e tepërt të procesit të tranzicionit.
Politika shqiptare, gjatë kësaj periudhe ka qenë përgjithësisht empirike dhe intuitive. Eshtë tentuar që, pa e vrarë shumë mendjen, të ndiqen dy rrugë të kundërta që kanë dhënë rezultat të njëjtë. Politika shqiptare, duke qenë jo shumë e prirur dhe e aftë për të prodhuar ide adekuate, që t’i shërbenin transformimit demokratik të shoqërisë, kanë parapëlqyer ose imitimin e eksperiencave të vendeve të tjera, që kanë ngjashmëri me situatën tonë, ose të procedojë si gjithmonë me koncepte artizanale të intuitës politike.
Mungesa e qartësisë dhe pamjaftueshmëria e vullnetit politik, për të gjetur rrugë më të qarta, më të shkurtra dhe më racionale, e ka ulur vlerën e klasës politike shqiptare, madje i ka shtuar së tepërmi, dozat e dyshimit dhe të mosbesimit qytetar, në aftësite e saj për të prodhuar ide dhe për të drejtuar dhe menaxhuar me sukses procesin politik.
Përfytyrimi i politikës si veprimtari, që nuk ka shumë nevojë për ide dhe bazim konceptual, ka marrë përmasa të një fenomeni dominues, për të gjithë politikën shqiptare. Thjeshtëzimi është bërë dukuri, që sundon totalisht në shoqëri. Prirja për një jetë të lehtë, pa sforcime, pa principe, pa ide që të "lodhin kokën", për sa më shumë rendiment individual pragmatik, për sa më shumë fitim me sa më pak punë, për më shumë qejf dhe sa më pak vetëpërmbajtje, për veprime sociale me sa më pak kornizë morale, shoqërore, janë dukuri që kanë sjellë zbehje, zvogëlim dhe injorim, të nevojës për ide të qëndrueshme, orientuese, frymëzuese.
Sëmundja sociale e ushqyer nga nënvlerësimi i ideve në shoqëri, ka filluar të përfytyrohet si shprehje e modernitetit të saj. Merkantilizimi, si pasion themelor i "njeriut ekonomik", pragmatizimi i përfytyruar si dëshirë e ngushtë për dobi personale, jeta shoqërore e konceptuar si liri e plotë, nga skemat dhe konceptet morale, janë bërë tipare dominuese të njeriut të kohës sonë. Padyshim, ato kanë vlerën e tyre, kur ndërtohen me sens mase. Në këtë terren po favorizohet në politikë, si tendencë dominuese, dëshira për të patur një shoqëri, në të cilën të sundojë një klasë politike, që i shërben verbërisht një partie, sesa njerëz që kanë ide politike të qarta.
Në shoqëri është bërë sunduese partitokracia, njerëz që kanë poste politike dhe jo ideokracia, domethënë njerëz që kanë koncepte, ide të qarta e synime për të realizuar.
Eshtë kultivuar me kujdes, një klimë e tillë politike, e cila ka sjellë deformime të gjykimit elektoral, sepse kur flitet për njerëz që kërkojnë të luajnë role publike, që do të zgjidhen dhe inkorporohen në klasën politike, gjykimi dhe kriteret e përzgjedhjes së tyre, gjykojnë për çdo gjë, që nga përkatësia politike, origjina sociale, gjeografike, përbërja familjare, arsimi e kultura profesionale, sjellja qytetare morale. Vetëm për një gjë, nuk bëhet merak shoqëria dhe politika jonë.
Nënvlerësohet, neglizhohet dhe nuk merren parasysh idetë e tij, aftësia politike për të prodhuar alternativë. Pikërisht, ky komponent, që është aq i rëndësishëm e thelbësor për politikanin, nënvlerësohet nga politika jonë, e cila nuk ka shumë nevojë për ide, por ka nevojë për numër deputetësh, të cilët, pavarësisht cilësisë së tyre, të japin pushtet.
Eshtë alarmant neglizhimi i rëndësisë së veçantë dhe forcës së ideve, në shoqërinë dhe politikën shqiptare. Bota shqiptare, jeta jonë, detyrat tona, nuk zgjidhen me marioneta që kanë fuqi të lëvizin kartonat e të thonë ca fjalë pa vlerë, por për njerëz që kanë ide.
Politika jonë, nuk vuan për militantizëm, madje atë e ka me bollëk. Politika jonë ka nevojë për mendimin, për njerëz që kanë kulturë, ide, mendime dhe që duan t’i realizojnë.
Partitokracia shterpe, inferiore, dembele, përtacia mendore, e zhveshur nga idetë, është e keqja e këtij vendi. Nuk rregullohet politika jonë, me politikanë me aftësi të kufizuar, me njerëz të fosilizuar, pa ide, vegjetues, të paaftë.
Do të gabojmë rëndë, në qoftë se përsëri në këto zgjedhje do t’i hapen dyert njerëzve të zhveshur dhe të sterilizuar nga idetë, qoftë dhe për hatër të votës.
Perdja e injorancës nuk është argument…
Mungesa e nevojës për ide në politikën tonë, fobia e egër ndaj tyre, e ka burimin te konfondimi i injorantëve të ideologjisë së vjetër, me idetë dhe rolin që ato luajnë në shoqërinë moderne. Pikërisht këtë moment përpiqen të shfrytëzojnë, partizanët e politikës pa ide, duke tentuar ta konsiderojnë shterpësinë e tyre ideore, si shfaqje e modernitetit të saj.
Në fakt, politika pa ide, është politika kaotike, anarkike, e çorientuar dhe pa impakt social. Idetë janë të domosdoshme kudo. Sidomos politika nuk bën dot pa to. Ato nuk kanë atë ngarkesë negative, që ka patur ideologjia. Ajo ka qenë për ne, një “shumëkëmbësh me njëqind tentakula”, e cila depërtoi kudo në jetën tonë dhe e deformoi atë. Nuk është normale të neglizhosh idetë si nevojë e politikës, thjesht sepse ca njerëz të paditur, të shteruar nga energjitë, e kanë fare kollaj, që për të shpëtuar prej karakterit normativ të tyre, të mos dallojë ndryshimin e madh: ideologjia ishte gënjeshtër, ndërsa idetë janë forcë shoqërore.
Në debatin e sotëm, për nevojën që ka politika për ide, është evidentuar dallimi nga ideologjitë. Idetë politike nuk kanë karakter klasor, por janë kusht ekzistencial i ekzistencës së shoqërise dhe politikës, që e drejton atë. Idetë nuk janë pronë klasash, por pronë dhe punë që i takojnë gjithë shoqërise shqiptare, ato nuk janë produkt i interesave të proletariatit, por i intelektualeve dhe klasës politike.
Duket një shqetësim evident që presioni real antiintelektual, përballë të cilit ndodhet politika shqiptare, është fare evident. Tani në prag të zgjedhjeve të reja parlamentare, megjithëse nuk ka përfunduar procesi i përzgjedhjes dhe i seleksionimit të klasës së re politike, duket, të paktën në debatet, që po bëhen në media, se partitë janë përballë një presioni të mirorganizuar, për të penguar njerëzit shoqërisht të vlefshëm dhe që i duhen politikës, që kanë ide, dhe aftësi të spikatura të kapërcejnë pengesat idiote të gjykimeve populiste, paradigmat e vlerësimeve, të kontributeve militanto-sasiore, dhe rastësive të tjera, përballë cilësisë së kandidatëve.
Diferenca e cilësisë së kandidatëve të propozuar nga "lart", me ata që përzgjidhen "demokratikisht nga poshtë", është skandaloze. Debati i sotëm është sfida e madhe e modernitetit të politikës shqiptare, e cila duhet ta përballojë me çdo çmim, deformimin që i vjen asaj nga presioni i njerëzve, që nga mungesa e kuptimit, padituria apo çfarëdo gjejë tjetër, përpiqen t’i imponojnë politikës, modelin e thjeshtë të sundimit të partitokracisë mbi ideokracinë.