"Pasi vrau babanë, nëna na kërcënonte me pistoletë"

07/04/2005 Udhëtim në Rrushkull, ku banojnë familjarët e Avdi Nokës
Shtëpia në zi
Shtëpia e Shahin Nokës është përfshirë në zi. Të parët kanë mbërritur dajallarët e tij, Habib dhe Fadil Buci, e më pas miqtë dhe bijat e largëta nga Veriu, ndërsa kushërinjtë me të cilët jeton në Rrushkull, shpërndajnë duhan. Eshtë një fshat 20 km larg Durrësit, por sapo futesh në Sukth janë të shumtë drejtuesit e mjeteve me targa të ndryshme që kërkojnë të dinë se sa larg është fshati dhe, pasi afrohen kërkojnë shtëpinë e Nokëve. Gratë në dy shtëpitë e ndërtuara nga Shahini për fëmijët e tij dhe të vëllait hyn e dalin, por asnjëra nuk flet. Nëna e Avdiut dhe Shahinit, Ahmedie Noka, pret e përcjellë së bashku me të renë e saj gratë e veshura në të zezë dhe shami të bardhë në kokë. Ndonëse Ahmedia është lodhur nga mosha dhe gjëma, ajo e mban veten dhe uron që fatin e familjes së djalit të saj të mos e ketë askush.
“As hasmit mos i ndodhtë kjo që na ka ndodhur ne”, shprehet plaka e shtëpisë, e cila ka gdhirë ditët me duar në gji e lotë në sy.
Megjithëse familja Noka ka zi, Shahini tregohet i gatshëm të shpjegojë gjithçka për ngjarjen, zanafillat e së cilës datojnë para gjashtë viteve. Ndërsa flet për të gjitha vuajtjet, që nga koha e vrasjes së vëllait e deri te zbulimi i trupit të tij, gjen forcë të shprehë edhe konsideratën për miqtë e të vëllait të vrarë dhe fisin e saj. “Kunata ime ka pasë një babë që pakkund gjendej në Reç dhe në Dibër”, thotë Shahini, i cili ka shprehur konsideratë edhe për vëllezërit e kunatës. Ai ka deklaruar se ia ka lënë drejtësisë të gjykojë krimin, ndërkohë që i vetmi detyrim i tij mbetet marrja e eshtrave të vëllait për t’i bërë nderimet e fundit.
Flet Edisoni 13-vjeçar, djali që pa me sy vrasjen e babait nga nëna
“Te kisha e Milotit, nëna na kërcënoi për të mos treguar”
DURRËS – E tmerrshme ka qenë nata e vrasjes së babait për Edisonin 13-vjeçar, i cili, atëherë nuk ishte më shumë se 8 vjeç. Si dëshmitar i vrasjes së babait të tij, së bashku me vëllanë më të madh, Agronin, Edisoni kujton në një intervistë për gazetën “Metropol”, se pas vrasjes nëna kishte thirrur dy punëtorë për të hapur gropën. Edisoni nuk e fsheh merakun që s’mund të mbajë mend fort fytyrën e të atit, ndërsa nëna menjëherë kishte djegur rrobat dhe fotografitë e babait.
Ju thoni se nëna ua ka vrarë babanë?
Po. Nëna e ka vrarë babanë. Unë kam qenë atëherë 8 vjeç. E mbaj mend atë natë. Unë dhe vëllai im i madh, Agroni, ishim zgjuar, kurse Imeri ishte në gjumë. Jetonim në një shtëpi të vogël dhe të keqe. Para shtëpisë kishim pak oborr dhe shtëpia ishte e rrethuar me mur të lartë. Po rrinim në dhomë dhe dëgjuam që babi tha se do të futej në shtëpi për të parë fëmijët, por nëna nuk e la. Më pas dëgjuam një krismë dhe kur hapa pak dritaren, pashë se babai ishte
shtrirë.
ǒfarë ndodhi më pas?
Nëna erdhi dhe na mbylli brenda. Ajo na kërcënoi se po të flisnim e të tregonim do të na vriste dhe mbante në dorë revolen. Pastaj dëgjuam që u hap dera e banjos. Të nesërmen në shtëpinë tonë erdhën dy punëtorë. Nëna i kishte marrë për të hapur një gropë, duke u thënë se kërkonte të bënte një pus uji. Pasi ata hapën gropën dy metër, doli një tub që ishte për ujin e pistë (ujërat e zeza). Atëherë ata ikën dhe nëna e futi babanë në gropë. E tërhoqi zvarrë nga banjo deri te oborri.
Përse nuk i treguat xhaxhait tuaj?
Ne kishim frikë po të flisnim, se ajo na kishte thënë se do të na vriste. Çdo natë na rrihte dhe na shante. Kur dilte nga shtëpia na kthehej duke përsëritur çdo ditë kërcënimet. Pas pak kohësh më mori mua dhe Agronin e na dërgoi te kisha e Milotit. Aty na shtyu të betoheshim, se nuk do të tregonim kurrë për atë që kishim parë. Ajo na trajtonte shumë keq. Të gjitha rrobat e babës i dogji dhe nuk kemi as fotografi, pasi edhe ato i dogji.
A shkonit tek xhaxhai pas vrasjes së babait?
Që kur ne u larguam nga Rrushkulli, nuk kemi shkuar më tek xhaxhi Shahini. Edhe ai nuk vinte dot tek ne, pasi nëna nuk e linte të na takonte. Unë lashë shkollën dhe së bashku me Agronin shisnim cigare rrugëve të Tiranës, për të blerë bukë. Agroni nuk më thoshte asgjë, por as unë nuk guxoja të hapja gojë. Të dy kishim frikë se mos i tregojmë nënës.
Tani jetoni bashkë me xhaxhanë?
Vëllai im, Agroni, ka shkuar në Greqi. Ai më ka thënë mua dhe Imerit se do të kujdeset për ne dhe do të punojë që të ndihmojë edhe xhaxhi Shahinin. Ne jemi rritur dhe tani duhet të punojmë vetë. Unë jam 13 vjeç dhe kam shumë dëshirë të vazhdoj shkollën, por duke qenë se kam vite që jam shkëputur, ndoshta do ta kem të vështirë. Xhaxhai na ka mbajtur afër dhe ne do ia shpërblejmë atij, duke u bërë të mirë. Që kur kemi ardhur këtu, kemi jetuar me gjyshen, e cila na do shumë. Këtu kemi edhe kushërinjtë tanë dhe moshatarët, prandaj do të jetojmë gjithmonë në shtëpinë e babës sonë. Ai bëri një barakë, kurse vëllai im, Agroni, më ka thënë se shtëpinë e ndërtuar nga xhaxhai do e rregullojnë së bashku.
Xhaxhai bindi nipin të tregonte. Gëzoi sikur ta kishte gjetur gjallë vëllanë
Akuzë ndaj Dëshira Nokës për vrasjen e burrit
Prokuroria e Tiranës ka ngritur akuzë zyrtare ndaj Dëshira Nokës, për vrasjen e bashkëshortit të saj, 48-vjeçarit Avdi, që u gjet dy ditë më parë i groposur dy metër nën dhe në oborrin e ish-shtëpisë së tij. Lajmi është bërë i ditur dje nga burime zyrtare të Prokurorisë së Tiranës, të cilat pohuan se ka prova të mjaftueshme për të vënë nën akuzë Dëshira Nokën në këtë ngjarje. Burimet sqarojnë se tre fëmijët kanë deklaruar katër ditë më parë para hetuesve, se kanë pasur dijeni të plotë për ngjarjen dhe kanë parë gjithçka me sytë e tyre. Madje, ka qenë djali i madh, Agroni, i cili i ka çuar drejt e në vendin ku nëna kishte varrosur babanë e tij. Sipas deklarimeve të dhëna nga djemtë e Dëshirës, është mësuar se kjo e fundit e ka ekzekutuar viktimën, pasi ky ishte kthyer nga puna. Djemtë kanë deklaruar se ka qenë fundi i dhjetorit të vitit 1999, kur i ati është kthyer në banesë nga puna dhe ka shkuar në banjën që ndodhej disa metra larg shtëpisë në oborr për t’u larë. Por, mes çiftit ka pasur një zënkë të zakonshme dhe kjo duket se e ka nxehur Dëshirën. Ajo ka shkuar në banjë dhe dyshohet ta ketë qëlluar me sopatë të shoqin, duke e masakruar. Ndërsa më pas ka mbyllur derën e banjës me lloz dhe u ka thënë fëmijëve të mos dilnin nga shtëpia. Sipas deklarimeve të djemve, vetë ajo ka dalë në oborr dhe ka filluar të hapë një gropë për të varrosur bashkëshortin. Por duket se nuk ia ka dalë dot vetë dhe për këtë arsye të nesërmen ka kërkuar disa punëtorë, me pretekstin se do të hapte një pus uji. Pasi kanë punuar një ditë, ajo u ka thënë punëtorëve të largoheshin se nuk kishte ujë. Fëmijët kanë treguar se e ëma i kishte mbajtur tri ditë të mbyllur në banesë dhe i kishte porositur të mos tregonin. Pastaj e ka varrosur aty të shoqin, duke hedhur edhe mentesha dhe llozin e derës së banjës. Burimet e Prokurorisë thonë se pritet edhe krahasimi i ADN-së së kufomës me atë të familjarëve të tij. Por këta të fundit kanë pohuar se ai ishte Avdi Noka, duke njohur edhe sendet e tij personale si orën dhe teshat sintetike që nuk ishin prishur. Burimet përfundojnë se, Dëshira nuk është marrë ende në pyetje, pasi ajo ndodhet në burg dhe nuk ka nevojë të përshpejtimit të procedurave.
Xhaxhai dhe nipi
Ka qenë vëllai i Avdiut, ai i cili ka këmbëngulur më shumë se kushdo tjetër për gjetjen e kufomës. Burimet e Prokurorisë thonë se ai ka bashkëpunuar me policinë dhe bindi nipin që të tregonte gjithë ngjarjen. Sipas Prokurorisë, disa ditë më parë ai ka biseduar me nipin e tij, Agronin, djalin e Avdiut dhe të Dëshirës, duke i sqaruar se do të bënte mirë të tregonte për babain e tij. Duket se lutjet e vëllait të Avdiut ia kanë mbushur mendjen nipit dhe ky i fundit është rrëfyer duke treguar gjithçka dinte dhe kishte përjetuar. Për disa vite me radhë, Agroni dhe dy vëllezërit e tij më të vegjël kalonin çdo ditë mbi vendin ku ishte groposur babai i tyre, pasi aty kalonte rruga për të shkuar në banjë. Por duket se presioni që ushtronte e ëma ka bërë që të mbyllin gojën dhe të mos tregojnë për gjashtë vite me radhë vdekjen e pazakontë të babait të tyre. Pasi Agroni i ka dhënë të gjitha detajet e ngjarjes xhaxhait të tij, ky i fundit i ka treguar policisë dhe para disa ditësh filluan kërkimet për gjetjen e trupit të Avdiut. Burimet e organit të akuzës thonë se, vëllai i Avdiut ka gëzuar kur ka gjetur kufomën e dekompozuar të këtij të fundit. Përjetimi i gjetjes së trupit të vëllait, duket se ka qenë heqja e një brenge të madhe disa vjeçare, thonë burimet. Fqinjët: Dëshira qëllonte natën me automatik në rrugët e lagjes
Duket se Dëshira Noka, e cila vuan një dënim për vrasje të mbetur në tentativë, me pasojë plagosjen e një çifti në vitin 1997, ka një karakter kompleks dhe impulsiv. Burimet e Prokurorisë thonë se ky fakt është pohuar nga të afërmit e saj dhe ish-fqinjët, të cilët e kanë njohur nga afër. Mësohet se fqinjët kanë pohuar se me Dëshirën mund të grindeshe pa shkak, edhe për një fjalë goje. Madje, ajo shpeshherë dilte natën në rrugët e lagjes dhe qëllonte në ajër me breshëri automatiku, kanë pohuar ata para hetuesve. Ndërsa për Avdi Nokën, fqinjët dhe të afërmit kanë thënë se ky ishte një njeri punëtor dhe i urtë. Madje, nuk ishte tip i tillë që të qëllonte ose të dhunonte gruan. Ai nuk ngacmonte askënd, kanë theksuar ata në deklaratat e tyre. Burimet e Prokurorisë thonë se ky karakter i saj impulsiv është vënë re edhe gjatë qëndrimit në burg. Kjo, pasi ka pasur mjaft konflikte me të burgosurat e tjera në Burgun 325 në Tiranë, ku ndodhet aktualisht. Dhe nga hetimet e kryera rreth këtyre sherreve të saj, gjithçka ka qenë për shkaqe banale, rivaliteti për të qenë më e “forta” në qeli e në burg. Por, kryeneçësia e saj duket se e ka ndëshkuar Nokën në burg. Burimet thonë se pas një sherri me një tjetër të burgosur, ajo e ka pësuar. E burgosura tjetër, e cila ka pasur konflikt me Dëshirën, i ka hedhur vaj të skuqur në fytyrë. Për këtë ajo është dënuar nga gjykata katër muaj më parë, përfundojnë burimet e Prokurorisë.
Shahin Noka, vëllai i viktimës, tregon përpjekjet për gjetjen e vëllait
“Gjashtë vjet të bindë Prokurorinë,që vëllai ishte viktimë e gruas së tij”
DURRËS - Të afërmit e familjes së Avdi Nokës kanë akuzuar drejtpërdrejtë gruan e të ndjerit Dëshira Noka, për vrasjen e burrit të shtëpisë. Gjithashtu, ata kanë rikonfirmuar dje se trupi i gjetur dy ditë më parë, i varrosur në oborrin e një shtëpie në Laprakë të Tiranës, i përket Avdi Nokës. Familjarët kanë treguar dje se sherri mes çiftit, që kanë tri fëmijë, ka nisur në kohën kur gruaja e shtëpisë kishte qëlluar fqinjët pas një sherri për një gardh, duke plagosur burrë e grua. Por, sipas tyre, për shkak të qëndrimit jo të mirë të gruas, konflikti është acaruar më tej.
Vëllai i viktimës, Shahin Noka, në një intervistë për gazetën “Metropol” ka thënë se, vrasja e vëllait të tij lidhet pikërisht me dyshimet që kishin lindur tek Avdiu rreth sjelljeve të gruas.
Megjithëse të afërmit e Avdi Nokës kanë depozituar në organin e akuzës së Durrësit denoncimin për dyshimet e zhdukjes së Avdiut, Shahini akuzon Prokurorinë e këtij rrethi për mbylljen e hetimeve.
Kur jeni shpërngulur nga Dibra?
Unë dhe vëllai im Avdiu jemi shpërngulur nga fshati Gryk Noka e Dibrës në vitin 1995. Pasi blemë pak tokë në Rrushkull të Durrësit, bëmë secili barakë për të futur familjen. Avdiu dhe unë detyroheshim të shkonim në Durrës, 20 km nga këtu, për të gjetur punë të përkohshme në llaç, beton dhe ç’gjenim. Duke qenë se në fshat, në Dibër, jetesa ishte shumë e vështirë, ne u shpërngulëm në Rrushkull, pasi këtu ishin vendosur edhe shumë të afërm të familjes sonë. Por edhe këtu na ndoqi fukarallëku dhe e keqja më e madhe, ajo e vrasjes së vëllait.
Ju akuzoni për vrasjen e Avdiut kunatën tuaj?
Unë kam të gjitha dëshmitë për akuzat që ngre. Por tashmë, edhe policia, pasi zbuloi dy ditë më parë trupin e groposur të vëllait tim, është e bindur se krimi është kryer nga gruaja e tij, Dëshira Noka. Tri fëmijët e Avdiut, në kohën e krimit në vitin 1999, kanë qenë të vegjël, por dy prej tyre e kanë parë të gjithë atë që ka ndodhur në oborrin e shtëpisë, ku Dëshira vrau dhe më pas groposi babanë e tyre. Kam që pesë vite që endem në dyert e prokurorisë dhe policisë dhe vetëm tani arrita të bind shtetin se vëllai im nuk është zhdukur, por është vrarë nga gruaja e tij.
Ju u vendosët në Rrushkull, përse Avdiu mori shtëpië në Laprakë?
Në vitin 1998, vëllai im Avdiu kishte një konflikt me fqinjin e tij. Edhe ai është nga anët tona, nga Dibra dhe shkak i sherrit mes tyre është bërë gardhi që i ndante shtëpitë. Duke qenë se në Rrushkull kishim një pjesë të fisit dhe kushërinjve, u përpoqëm të pajtoheshim. Por e shoqja e vëllait tim, Dëshira, e acaroi konfliktin. Ajo qëlloi me armë burrë e grua, me të cilët kishin bërë sherr, duke i lënë të plagosur. Për t’iu shmangur policisë, ajo jetoi një kohë në sektorin “Rinia” te të afërmit e saj. Më pas ikën në Xhafzotaj dhe përfunduan në një shtëpi me qira në Laprakë.
Si i kishte marrëdhëniet vëllai me gruan e tij?
Në shtëpinë e vëllait, pas kësaj ngjarje filloi edhe grindja mes tij dhe gruas. Kemi dëgjuar që sjellja e saj ka qenë e keqe dhe këtë e kishte mësuar edhe vëllai, por kishin dijeni edhe fisi ynë dhe i kunatës. Për këtë arsye, ajo kurdisi edhe ekzekutimin e të shoqit, duke e vrarë dhe më pas humbur gjurmët e krimit. Në vitin 1999, vëllai erdhi tek unë e më tha se do të emigronte në Greqi. Që prej asaj kohe, nuk e kamë parë më deri para dy ditësh. Gruaja e tij hapi fjalë se kishte shkuar për të punuar, ndërsa e kishte vrarë. Kur policia e hapi gropën, unë e njoha trikon sejloni të vëllait dhe orën e zezë elektronike të tij.
ǒbëtë në këto gjashtë vite pas humbjes së vëllait?
Në gjashtë vite më është dashur të mbaj mbi shpatulla shumë probleme të mia dhe të familjes së vëllait. Fëmijët e tij ishin të vegjël, nëna e tyre i kishte braktisur që pa rënë në burg dhe ata endeshin rrugëve të Tiranës për një kafshatë bukë. Edhe kur Avdiu më tregoi për vendimin e tij se do të ikte në Greqi, kuptova se kishte një shtytje jashtë vullnetit të tij. Unë nuk kisha ekonomi të mbaja dy familje dhe nuk mund t’i kërkoja vëllait të mos e merrte rrugën e mërgimit. Ka qenë tetori apo nëntori i vitit 1999, kur dëgjova gojë më gojë se vëllai im ishte larguar. Gruaja e tij kishte thënë se, Avdiu ishte nisur për në Greqi.
Gjatë kësaj kohe, a keni kërkuar në Greqi për vëllain?
Duke qenë se ai nuk na telefonoi, u nisa për në Greqi, edhe vetë. Kisha shpresë se do të gjendej ndonjë njeri i njohur emigrant në Greqi që ta kishte parë apo takuar. Rrugën e bëra disa herë dhe atje punoja për të mbajtur me bukë edhe fëmijët e mi, edhe tre djemtë e vëllait. Nëna ime, Ahmedia, më thoshte gjithmonë se Avdiu nuk ishte gjallë. Megjithëse edhe unë e kisha këtë parandjenjë, përpiqesha t’ia largoja. Në vetvete u betova që do i shkoj deri në fund, por më pengonte ekonomia. Pasi bëra një shtëpi me blloqe me dy dhoma për vete, ndërtova edhe një shtëpi të vogël për fëmijët e vëllait.
Ndërkohë, kunata juaj çfarë jete bënte?
Në kohën që Dëshira Noka gjykohej për plagosjen e dy personave, unë mora djalin e vëllait tim dhe shkova në prokurorinë e Durrësit, për të bërë denoncim gjithnjë për të detyruar gruan e tij të fliste se ku ishte vëllai im dhe burri i saj. Gjërat filluan të bëheshin të qarta për mua, pasi kunata u arrestua nga policia.
Nga e mësuat vrasjen e Avdiut?
Në këtë kohë unë i mora tre djemtë e vëllait, Agronin, Edisonin e Imerin dhe duke qenë se ishin të vegjël, u përpoqa t’i mbaja larg hallit që na kishte rënë në kokë. Asnjëherë dhe kurrë nuk më shkonte në mend se Agroni dhe Edisoni dinin të vërtetën e vrasjes së babait të tyre. Megjithëse këtu ka shumë të afërm të fisit tonë, fëmijët e Avdiut rrinin të mënjanuar dhe të vrarë në shpirt. Kjo më shtyu të jem më i kujdesshëm, pasi shpeshherë ata frikësoheshin pa shkak dhe ishin bërë shumë të ndjeshëm. Agroni pas gati gjashtë viteve nga zhdukja e Avdiut u rrit dhe shkoi 18 vjeç. Mendova se duhej të bisedoja për babanë e tij dhe vëllanë tim. Sapo hapa bisedën u trondita. Agroni më tregoi atë që i ishte ngulitur nga ajo natë e vrasjes së Avdiut nga Dëshira. Më foli për bisedën që ishte bërë para vrasjes, për vrasjen, kërcënimet dhe çdo gjë tjetër.
ǒbëtë më pas?
Prokuroria e Durrësit herën e parë nuk pranoi akuzën tonë për të detyruar gruan të tregonte se ç’kishte ndodhur me Avdiun. Kështu, unë humba shpresat te Prokuroria e Durrësit. Për këtë arsye, duke qenë se krimi kishte ndodhur në Tiranë, iu drejtova rajonit nr.3 dhe çështjen e mori Klodis Nano, oficer i policisë gjyqësore. Ai më premtoi se do i shkonte deri në fund dhe e mbajti fjalën. Dy ditë më parë, policia hapi gropën ku e kishte futur Avdiun gruaja e tij vrasëse. Në shtëpitë tona ju e patë që ka nisur mort dhe janë mbledhur njerëzit e fisit. Tani pres që policia të më japë eshtrat e vëllait dhe t’i bëj një varr. Ia kam lënë drejtësisë të gjykojë edhe për këtë rast, siç bëri për dënimin e Dëshirës, e cila plagosi komshinjtë e saj.
Drejtoresha e Burgut 325: S’na ka ardhur shkresa për transferimin e Dëshira Nokës
Avdi Nokës i mungojnë eshtrat e legenit
TIRANË- Avdi Noka, 48-vjeçari nga Peshkopia, është masakruar nga e shoqja pas një grindjeje të momentit, në dhjetor të vitit 1999. Skeletit të tij, sipas burimeve të morgut të Tiranës, i mungon pjesa e legenit, e cila nuk është gjetur gjatë gërmimit të gropës dy metra e gjysmë të thellë. Prokurorët dhe ekspertët e kriminalistikës, pas mbledhjes së të gjitha fakteve e dëshmive, përcaktuan temperamentin e Dëshira Nokës, vrasëses që dilte natën me kallashnikov, duke ulëritur: "Unë jam e fortë, kush më del para mua", ndërkohë që pritet t’i ngrihet akuza për vrasje.
Transferimi
Lidhur me procedurat ligjore, drejtoresha e burgut të grave, Marinela Sota, thotë për gazetën "Metropol" se, "ende nuk na ka mbërritur asnjë shkresë në rrugë zyrtare për transferimin e Dëshira Nokës nga Burgu 325 për tek 313-a. Deklaroj me përgjegjësi se Noka, aktualisht, vuan dënimin për veprën penale të tentativës së vrasjes, ndërsa sapo të vijë kërkesa për dërgimin e saj në Burgun e Sigurisë së Lartë, ne do ta zbatojmë. E akuzuara nuk është pyetur gjatë këtyre ditëve nga asnjë ekspert në lidhje me vrasjen". Ndërsa juristi i burgut, Dedë Guri shprehet se, "prej disa ditësh kanë filluar procedurat për transferimin e saj për te Burgu 313, gjë e cila pritet të ndodhë gjatë një harku tepër të shkurtër kohor".
Skeleti
Me një vragë të thellë në kokë, bluzë sintetike, pa legenin e trupit, thuajse i dekompozuar, kufoma e Avdi Nokës është ekzaminuar dje nga mjeku eksperto-ligjor Arben Lloja, i cili bëri të ditur për gazetën se vihen re shenja të dukshme dhune mbi trupin e tij. "Analiza e plotë laboratorike do të kryhet ditën e shtunë, për shkak se trupi është i dekompozuar. Megjithatë nga verifikimet paraprake mund t’iu them se atij i mungon pjesa e legenit. Po punojmë intensivisht për të përcaktuar shkencërisht periudhën kohore të vdekjes së tij, mënyrën e vdekjes dhe karakteristikat thelbësore", tha për gazetën "Metropol", profesor Arben Lloja.