Fisherit ,i prisjet avioni
07/04/2005 Vështirësitë e paraqitur mekanike të avionit e shtërnguan ministrin e jashtëm të Gjermanisë, Joshka Fisher që për disa orë të shtyjë vizitën në Kosovë". Kështu ka njoftuar agjencia gjermane e lajmeve DPA në lidhje me takimin e sotëm të Ministrit të Jashtëm gjerman, Fisher me zyrtaret e larte ndërkombëtarë të Kosovës në Prishtinë. Ne program të vizitës së ministrit Fisher janë takimet me zv. Administratorin Kosovës Larry Rossin, COMKFOR Yves de Kermabon, presidentin Ibrahim Rugova dhe kryeministrin Bajram Kosumi. Ministri i Punëve të Jashtme do të takohet edhe me udhëheqësit partiak, Z. Hashim Thaçi dhe Z. Veton Surroi, si dhe me përfaqësues politik të serbeve të Kosovës. Eshtë parashikuar edhe një vizitë KFOR-it gjerman në Prizren. Joshka Fisher ndodhej dje në Shqipëri ku mori pjesë në një takim me ministrat e jashtëm të vendeve të Ballkanit Perëndimor në Durrës dhe u takua me zyrtarë shqiptarë.