Prifti dyshohet bashkëpunëtor i njeriut bombë në atentatin e dështuar

07/04/2005 Numri që iu gjet Enverit i përkiste Leonardit. Ky ka qenë i vetmi që bisedoi me viktimën natën e ngjarjes
Policia dhe Prokuroria kanë hedhur dyshimet për implikimin e mundshëm të Leonard Priftit në atentatin e dështuar të ndodhur në fillim të marsit në rrugën “Don Bosko” në Tiranë. Kjo, pasi në numrin që iu gjet viktimës, dyshohet se natën e ngjarjes ka bërë thirrje numri i Leonard Priftit. Nga hetimet e deritanishme, dyshohet se edhe numri që i është gjetur të masakruarit Enver Rabiaj, ka qenë i Leonard Priftit. Ndërsa tre lushnjarët e arrestuar kanë kryer më parë biseda dhe thirrje telefonike në numrin e viktimës, por jo natën e ngjarjes.
Verifikimi
Prokuroria e Krimeve të Rënda, e cila po heton tani këtë çështje, ka arritur të verifikojë thirrjet telefonike të kryera në numrin që iu gjet viktimës Enver Rabiaj. Nga këto verifikime dhe hetimet e deritanishme, dyshohet se numri që i është gjetur Enver Rabiajt ka qenë i Leonard Priftit, njërit prej të akuzuarve si pjesëtar i bandës së Lushnjës, i cili po gjykohet në mungesë. Lajmi është bërë i ditur dje për gazetën “Metropol” nga burime pranë Prokurorisë së Përgjithshme, të cilat sqaruan se nga verifikimet e kryera, dyshohet se i vetmi person që ka kryer bisedë telefonike me Enver Rabiajn natën e ngjarjes, është Leonard Prifti. Ndërsa tre të rinjtë lushnjarë, të arrestuar Ditën e Verës, kanë kryer më parë biseda telefonike me numrin që iu gjet Enver Rabiajt dhe jo natën e ngjarjes, sqarojnë burimet. Gjithashtu, Prokuroria ka verifikuar se edhe numri që iu gjet Enver Rabiajt, mund të jetë i Leonard Priftit. Këtë fakt e kanë pohuar para hetuesve edhe tre lushnjarët e arrestuar. Burimet thonë se dyshohet që, numrin Enver Rabiajt t’ia ketë dhënë Leonard Prifti për përdorim.
Hetimet
Hetimet e Prokurorisë dhe të policisë për shpërthimin e eksplozivit te “Don Bosko”, janë përqëndruar në objektin dhe bashkëpunëtorët e Enver Rabiajt, i cili u gjet i shkrumbuar. Burimet e akuzës thonë se nga hetimet e deritanishme, është konkluduar se shpërthimi ka qenë aksidental dhe se si objektiv dyshohet të ketë qenë një ish-zyrtar i policisë. Ndërkaq, nga verifikimet e thirrjeve telefonike të numrit që iu gjet viktimës, janë ngritur dyshimet se i vetmi që ka biseduar natën e ngjarjes, ka qenë Leonard Prifti. Nisur nga këto konkluzione, dyshohet që Prifti dhe Rabiaj të kenë bashkëpunuar për atentatin e dështuar, thonë burimet. Por ende nuk ka ndonjë provë konkrete që të vërtetojë se ata kanë biseduar për këtë atentat, theksojnë burimet e Prokurorisë. Ato pohojnë se po rishikohet pozicioni i tre të rinjve lushnjarë në këtë ngjarje. Kjo, pasi këta të fundit nuk kanë komunikuar në telefon natën e ngjarjes me viktimën Enver Rabiaj. Por disa javë më parë, ata kanë kryer biseda telefonike me numrin që iu gjet Rabiajt. Burimet thonë se nuk ka prova për të konkluduar nëse gjatë kohës që ata kanë biseduar me numrin që u gjet në vendngjarje, e ka disponuar Enver Rabiaj apo Leonard Prifti. Për një muaj, viktima e eksplozivit te “Don Bosko” mbeti e paidentifikuar dhe ka qenë e ëma e tij, Lutja, që mori guximin e shkoi në morg. Sipas policisë, në vitin ’97, vëllai i Enver Rabiajt, Bardhi, është ekzekutuar së bashku me vëllanë e Alfred Shkurtit, të ashtuquajturit Aldo Bare.
Asnjë prej gjurmëve të gjetura në makinën e atentatorëve te TVA, nuk janë të Shullazit
Asnjë prej gjurmëve të gjetura në autoveturën tip “Opel Vectra”, që u braktis nga atentatorët e Lames te TVA-ja, më 16 tetor të vitit të kaluar, nuk ka korresponduar me ato të Emiljano Shullazit. Ky i fundit u dyshua nga policia se mund të ishte i implikuar në këtë atentat, ku mbetën të plagosur biznesmeni i njohur Vajdin Lame dhe inxhinieri Xhevahir Ngjeqari. Lajmi është bërë i ditur dje nga burime të policisë kryeqytetase, të cilat sqaruan se pas arrestimit të Emiljano Shullazit për armëmbajtje pa leje, u administruan gjurmët e gishtërinjve të tij, të cilat u çuan për krahasim në Laboratorin kriminalistik. Burimet thonë se në bazë të informacioneve të marra operativisht, dyshohej se Shullazi mund të ishte i implikuar në atentatin te TVA-ja. Për këtë shkak, gjurmët e tij u krahasuan me ato të gjetura në autoveturën e braktisur prej atentatorëve, thonë burimet. Por nga rezultati i ekspertimit, rezultoi se asnjë prej gjurmëve të administruara në autoveturë, nuk përkonin me ato të Shullazit. Madje, gjurmët e tij nuk rezultojnë të regjistruara në asnjë precedent penal, theksojnë burimet. Ato shtojnë se e vetmja akuzë që qëndron mbi Emiljano Shullazin, është ajo e armëmbajtjes pa leje.
Apeli lë në fuqi vendimin për tre lushnjarët
TIRANË – Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë për tre lushnjarët, akuzuar se kanë fshehur të vërtetën në lidhje me emrin e viktimës së "Don Boskos". Të tre të pandehurit duhet të paraqiten në Shkallën e Parë, pasi të jetë mbushur afati 30-ditor i masës së arrestit, dhënë më 18 mars 2005. Nëse organi i Prokurorisë do të ketë prova të reja kundër tyre, atëherë masa mund të ndryshojë, në të kundërt, ata do të lihen të lirë. Mario Hasani, Elvis Perthi dhe Ardian Llapushi, janë të pandehurit, të cilëve u është gjetur në celular numri i viktimës. Nga hetimet e deritanishme asnjë prej të pandehurve nuk ka pranuar të ketë patur njohje me viktimën, duke e justifikuar ekzistencën e numrit të celularit një rastësi. Kundër të pandehurve në Apel bëri ankim prokurori Besnik Muçi, i cili nuk qe dakord me masën e arrestit 30-ditor, dhënë nga gjyqtarja Alkelina Gazidede. Muçi kërkoi arrest me burg, por Apeli vendosi t’i lërë me afat, duke ia dhënë të drejtën përsëri Shkallës së Parë të vendosë për fatin e të pandehurve. Sipas akuzës, tre të dyshuarit e njohin personin që hodhi veten në erë, madje, ata kanë biseduar me të dhe e dinë se çfarë qëllimi ka patur. Kjo gjë është verifikuar nga tabulatet telefonike. Muçi i paraqiti gjykatës prova, të cilat vërtetonin se tre të pandehurit para se të ndodhte ngjarja në lagjen "Don Bosko", kanë patur lidhje me "kamikazin". Kjo është vërtetuar nga kartat telefonike. Numrat e të pandehurve janë gjetur në kartën e personit të vrarë. Megjithatë para gjykatës askush nuk ka dhënë ndonjë shpjegim. Nuk kanë pranuar akuzën, madje, janë shprehur se nuk kanë lidhje me këtë ngjarje, që e kanë quajtur të shëmtuar. Nuk kanë treguar as emrin e personit me të cilin kanë komunikuar disa ditë rresht dhe që nga policia mendohet se është viktima e "Don Boskos". Edhe avokati që ka mbrojtur interesat e tre të pandehurve në seancën e djeshme të caktimit të masës së sigurimit, Vladimir Meçi, nuk ka pranuar asgjë në gjykatë. Me provat e tij, ai ka kundërshtuar akuzën, duke kërkuar lirimin e menjëhershëm të tre klientëve që përfaqëson.