E Shtunë, 31 Tetor 2026

Cagliari mban Nainggolanin

Presidenti i Cagliarit, Masimo Cellino ka insistuar se nuk planifikon ta shesë mesfushorin Radja Nainggolan gjatë këtij afati kalimtar të janarit.

Futbollisti belg spekulohet se kërkohet nga Juventus por Cellino nuk dëshiron të konsiderojë ofertat për të, së paku deri në fund të sezonit.

“Do ta mbajë Nainggolanin por nëse deri në qershor qyteti i Cagliarit nuk sqaron problemin rreth stadiumit, do të duhet të konsiderojmë shitjen e futbollistëve kryesor, përfshirë Nainggolanin” deklaroi Cellino për Gazzetta dello Sport.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›