E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rusia 2018 para Brazilit 2014

Rusia ka bërë përgatitje më të mira për zhvillimin e Kampionatit botëror 2018 se sa Brazili që do të jetë nikoqir i garës më 2014, ka thënë presidenti i FIFA-së, Sepp Blatter.

“Mund t’ju them se deri më tani, Rusia është shumë më e avancuar. Kurse, Brazili është përballur me probleme të shumta, edhe pse kemi marrë garanci se gjithçka do të jetë në rregull me kohë për zhvillimin e garës” tha Blatter gjatë një konference për shtyp pas vizitës së tij në Rusi për përvjetorin e Federatës ruse të Futbollit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›