Derbi i Italisë për Guarinin

Juventus dhe Inter janë në duel të drejtpërdrejtë për transferimin e mesfushorit të Portos, Fredy Guarin.
Reprezentuesi kolumbian pritet të largohet nga gjiganti portugez gjatë këtij afati kalimtar të janarit dhe destinacion i tij i ardhshëm thuhet se do të jetë Serie A.
Mediet italiane raportojnë se Juventus dhe Inter janë në garë për sigurimin e shërbimeve të tij kurse Guardin nuk ka zbuluar preferencën e tij. “Vetëm Zoti e di se çka do të ndodhë” shkroi ai në rrjetin social Twitter.