E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lippi s’ka marrë fund

Marcelo Lippi ka insistuar se karriera e tij si trajner nuk është në përfundim dhe ritheksoi dëshirën të drejtojë një reprezentacion në Kampionatin botëror 2014.

63 vjeçari i cili si trajner ka fituar 14 tituj në shkallën e klubeve dhe Kombëtareve është i papunë nga përfundimi i pasuksesshëm i aventurës së tij të dytë si selektor i Italisë në Kampionatin botëror 2010. Por, ai insiston se karriera e tij nuk ka mbaruar.

“Karriera ime është gati në fund, por ende s’ka mbaruar. Kam marrë shumë oferta por kam refuzuar të kthehem në një klub. Pres thirrjen e një Kombëtareje, dhe pres që kjo të jetë detyra ime e fundit. Sigurisht, nuk do të jem sërish në krye të Italisë, gjëja ideale është se janë edhe dy vite para Kampionatit botëror” deklaroi Lippi për Sky Italia.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›