Guardiola vazhdon pas El Clasicos

Trajneri i Barcelonës, Pep Guardiola do të nënshkruajë kontratë të re njëvjeçare pas El Clasicos së kthimit kundër Real Madridit të mërkurën, në çerekfinale të Coppa del Rey.
Sipas të përditshmes katalane El Mundo Deportivo, strategu i gjigantit nga Nou Camp do të vazhdojë qëndrimin e tij në klub deri në fund të sezonit të ardhshëm. Së bashku me Guardiolan, i tërë stafi i tij teknik pritet të qëndroje me të.
Guardiola kohë më parë kishte deklaruar se nuk do të nënshkruajë kontrata afatgjate por vetëm njëvjeçare.