Pepe nuk është i dënuar

Në konferencë për shtyp para ndeshjes me Athletic Bilbaon, trajneri i Real Madridit Jose Mourinho ka befasuar të gjithë duke deklaruar se mbrojtësi Pepe nuk është i suspenduar për dy javë pas gjestit që bëri të mërkurën mbrëma kur shkeli në dorë yllin e Barcelonës, Lionel Messi.
“Ai ka folur dhe ka thënë se nuk e kishte bërë me qëllim, për mua vlen kjo. Pepe është i ftuar për ndeshjen me Bilbaon. Kur Busquets tha se nuk e kishte ofenduar Marcelon, askush nuk e vuri në dyshim fjalën e tij” u shpreh Mourinho.