Riquelme mahnitet nga Iniesta

Ish plejmejkeri i Barcelonës, Juan Roman Riquelme ka pranuar se mahnitet nga mesfushori aktual i gjigantit katalan Andres Iniesta.
Ylli i Boca Juniorsit ka shprehur adhurimin e tij për Iniestan dhe yjet e tjerë të Barcelonës, Lionel Messi dhe Xavi.
“Të bëni atë që bën Iniesta është diçka e jashtëzakonshme. Por, përveç tij edhe Messi e Xavi luajnë vazhdimisht në shkallë të lartë” deklaroi Riquelme për talkSPORT. Riquelme bëri vetëm 30 paraqitje për Barcelonën para huazimit, e më pas shitjes në Villarreal.