US Open eliminohet Federer

Turneu i tenisit, US Open ka humbur një prej emrave më të mëdhenj. Roxher Federer, numri një në klasifikimin botëror është eliminuar në mënyrë surprizë në çerekfinale nga çeku Tomas Berdish, pas katër seteve me shifrat 7-6, 6-4, 3-6, 6-3.
26-vjeçari Berdish do të sfidojë të shtunën britanikun Endi Mërrej për një vend në finalen e “Grand Slam”-it të fundit sezonal. Federer, që në “Ëimbledon” fitoi trofeun e 17-të në “Slam”, nuk luan në finalen e US Open për herë të parë që prej vitit 2003.
Ndërkohë, në turneun për meshkuj janë rikuperuar sfidat e 1/8-ave të ndërprera nga shiu. Dueli i parë që u mbyll ishte ai ku serbi Tipsareviç u kualifikua përballë Kolshrejber dhe tashmë do të ketë si kundërshtar në çerekfinale spanjollin Ferrer.
Në çerekfinale u kualifikua edhe Novak Gjokoviç, që triumfoi përballë Uavrinkas, pasi ky i fundit u tërhoq. Tashmë kampioni në fuqi i US Open do të ndeshet me Del Potron, pasi ky i fundit eliminoi Rodik dhe i dha fund në këtë mënyrë karrierës së tenistit amerikan.
Në turneun për femra, Serena Uilliams kaloi pa asnjë problem Ana Ivanoviç në dy sete, pas një sfide që zgjati vetëm 58 minuta. Amerikania tashmë do të ketë përballë në gjysmëfinale italianen Sara Errani, e cila mposhti bashkëkombasen e saj, Roberta Vinçi.
Është kualifikuar, megjithatë ka vuajtur Maria Sharapova, që triumfoi përballë francezes Marion Bartoli vetëm në setin e tretë. Sfida e radhës në gjysmëfinale për rusen do të jetë ajo kundër numrit 1 në botë për femra, bjelloruses Viktoria Azarenka.