De Biazi e Cana kerkojne fitore

Shqipëria duket gati. Pas grumbullimit 5-ditor, përfaqësuesen kuqezi të futbollit e ndajnë vetëm pak orë nga debutimi në Grupin E të kualifikueseve të Botërorit 2014. Përballë është Qipro, një kundërshtar direkt i Kombëtares, por edhe një skuadër aspak e thjeshtë për tu mposhtur.
Trajneri De Biazi e ka të qartë këtë fakt dhe pasi ka trumbetuar me të madhe se Shqipëria duhet ta harrojë fitoren historike 6-1 të vitit 2009, tashmë kërkon nga skuadra që të japë gjithçka në fushë për të marrë tri pikët e para.
“Jemi gati për startin e kualifikueseve të Botërorit 2014, pasi po punojmë prej 8 muajsh për këtë objektiv. Kemi ndërtuar një skuadër me lojtarë me eksperiencë dhe të rinj, që mund të japin rezultate të mira për të tashmen dhe ne te ardhmen. Për të ndërtuar një skuadër duhet ndertuar një grup lojtarësh që mendojnë si ekip. E kemi studiuar me kujdes Qipron: i njohim kundërshtarët, vlerat që ata kanë dhe pikat e dobta. Duhet të mundohemi me të gjitha forcat tona që të fitojmë, por një ekip rritet edhe nga qëndrimi mendor në atë që bën në fushë dhe jashtë saj. Nuk jemi në 100 për qind të formës fizike, por kjo skuadër ka zemër të madhe. Në fushë do jetë e vështirë të dorëzohet. Duhet të vrapojmë më shume se Qipro, të shfrytezojmë gabimet e tyre dhe të jemi më të zgjuar”.
Në anën tjetër, kapiteni Lorik Cana ka theksuar dëshirën e skuadrës që të realizojë ëndrrën e kualifikimit. Sipas liderit të kuqezinjve, Shqipëria duhet të fitojë sa më shumë ndeshje, duke nisur nga përballja me Qipron, por edhe të qëndrojë me këmbë në tokë, pasi pavarësisht ambicieve në këto kualifikuese, nuk është favorite në grup.
Përsa i takon skuadrës që do të zbresë në fushë, trajneri De Biasi ka theksuar se i ka të qarta idetë, por nuk preferon ta bëjë publik formacionin titullar. Sipas hamendësimeve të para, Shqipëria mund të luajë me një sulmues të deklaruar, ndërsa pritet të debutojnë edhe dy të rinjtë, Meha e Kukeli në mesfushë.