Spanja miqesore me mendjen te Brazili 2014

David Vija është kthyer në stërvitjet me përfaqësuesen spanjolle përpara ndeshjes miqësore që iberikët do të zhvillojnë më 7 shtator në Pontevedra kundër Arabise Saudite. Kampionët e botës dhe Europës në fuqi do ti nisin kualifikueset e tyre drejt Botërorit 2014 të martën më 11 shtator kundër Gjeorgjisë në Tbilisi.
“Furia e Kuqe” po stërvitet në qendrën stërvitore në Madrid, ndërsa trajneri Visente del Boske vendosi që në skuadrën me 23 futbollistë të rikthente edhe sulmuesin e Barcelonës, Vija, i cili është edhe golashënuesi më i mirë në historinë e përfaqësueses spanjolle.
Do të jetë pikërish “Vija Maravija” vlera e shtuar e skuadrës iberike, që tregoi gjatë Euro 2012 tregoi se gjithsesi edhe pa “bomberin” mbetet skuadra më e mirë në botë dhe ekipi për tu mundur.
David Vija, i cili u rikuperua plotësisht pas frakturës së pësuar në këmbë në dhjetor të vitit 2011 në Botërorin për Klube me Barçën, shënoi edhe golin e parë sezonal në fitoren që Barcelona regjistroi përballë Real Sociedad, dy javë më parë.
30-vjeçari mori pjesë në një ndeshje stërvitore së bashku me shokun e skuadrës të katalanët, Sesk Fabregas dhe sulmuesin Fernando Torres, i cili pritet që kundër Arabisë Saudite të luajë titullar në atë që do të jetë ndeshja e tij e 100-të me Spanjën.
Miqësorja e së premtes është shumë e rëndësishme për Spanjën, si test përgatitor, në mënyrë që skuadra të jetë në gjendje optimale për ndeshjen e parë kualifikuese me Gjeorgjinë. Iberikët luajnë në Grupin I të Botërorit, ku si kundërshtarë kanë edhe Francën, Bjellorusinë dhe Finlandën, ndërsa vetëm ekipi fitues e ka të sigurt kualifikimin në Brazil 2014.