Calderon i brengosur për Realin

Ish presidenti i Real Madridit, Ramon Calderon, ka pranuar se është i brengosur për nismën dëshpëruese të ekipit në sezonin e ri në La Liga.
Skuadra e Jose Mourinhos ka tubuar vetëm katër pikë nga 12 të mundshme dhe Calderon është shprehur i brengosur për gjendjen aktuale në Santiago Bernabeu. “Pa dyshim jam shumë i brengosur me atë që po ndodh. Nuk është start i mirë, por nuk duhet të bëhet dramë”, deklaroi ai për RAC1.
“Ka edhe shumë ndeshje deri në fund dhe mund të ketë ndryshime, por duket se skuadrën e ka prekur një relaksim i tepruar. Nuk duket e njëjtë nga sezoni i kaluar me disa top-futbollistë, andaj trajneri duhet të shpjegojë arsyet për këtë”, u shpreh Calderon. Reali takohet me Manchester Cityn të martën në kuadër të Ligës së Kampionëve.