Dortmund ose City për Ligën e Kampionëve

Jurgen Klinsmann beson se Borussia Dortmund ose Manchester City mund të fitojnë Ligën e Kampionëve.
Ish selektori i Gjermanisë, aktualisht në drejtim të përfaqësueses së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ka lavdëruar dy skuadrat kampione të Bundesligës, përkatësisht Premierligës, duke shprehur besimin se ato mund të fitojnë titullin kontinental për klube.
“E vlerësoj Manchester Cityn mbi Chelsean. Ata së bashku me Dortmundin mund të fitojnë Ligën e Kampionëve”, deklaroi Klinsmann për spox.com. Dortmund dhe City gjenden në grup me Real Madridin dhe Ajaxin.