E Shtunë, 31 Tetor 2026

Cana, Agolli e Teli kalojne në "play-off"

Europa League

Pas Hamdi Salihit, i cili militon te Rapidi i Vjenës, edhe tre lojtarë të tjerë shqiptarë vazhdojnë aventurën në kupat e Europës. Lorik Cana me Gallatasarain dhe Ansi Agolli e Admir Teli me Karabak kanë fituar të drejtën të luajnë në turin “playoff” të Europa League. Cana, i cili luajti si titullar në sfidën kundër serbëve të OFK Beograd, qëndroi në fushë gjatë gjithë lojës në fitoren 5-1 të turqve. Gallatasarai u kualifikua me rezultatin e përgjithshëm 7-3. Edhe Teli e Agolli luajtën gjatë gjithë ndeshjes në fitoren 3-2 që Karabak arriti kundër Visla Krakovës. Skuadra azere u kualifikua me rezultatin e përgjithshëm 4-2.

#

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›