Cana: Do të mbetem gjatë në Angli
Mesfushori kosovar, Lorik Cana, beson se mund të qëndrojë në Premier Ligë të paktën edhe për katër vjet të tjerë. Kështu ka thënë mesfushori i ri i Sandërlendit, të hënën, për mediat franceze. 26-vjeçari i përfaqësueses shqiptare, fundjavën e shkuar ka debutuar zyrtarisht me fanellën e Sandërlendit në fitoren kundër Sëlltikut me shifrat 2-1. "Besoj se do të mbetem në Angli edhe për 3-4 vjet të tjerë. Është një ndjenjë e vërtetë e veçantë kur luan në një stadium të stërmbushur, - është shprehur Cana. - Kam njohur ambient e njerëz të rinj dhe ndihem mirë në javën e parë". Mesfushori kosovar ka kontratë me Sandërlendin deri në qershor të vitit 2013 dhe është futbollisti më i paguar me pagë vjetore 2.5 milionë euro. Ai u transferua nga Olimpik Marseja për gjashtë milionë euro.