Masa del nga spitali, niset drejt Brazilit
Felipe Masa del nga spitali i Budapestit ku ishte shtruar pas incidentit të 25 korrikut gjatë provave zyrtare të Çmimit të Madh të Hungarisë. Me barrelë është futur në një avion privat që ka si destinacion San Paolo-n në Brazil. Piloti i Ferrarit shkoi me ambulancë në aeroport, i shoqëruar nga gruaja dhe mjeku personal. Në një intervistë të publikuar të dielën nga e përjavshmja britanike "Neës of the Ëorld", piloti brazilian, sipas fjalëve të vëllait të tij Eduart, tha se ka shumë fat që është ende gjallë dhe se pavarësisht aksidentit, do të garojë sërish. "Në Hungari do të kisha fituar. Ishte gara ime. Nuk arrij ende ta besoj se garën e ka fituar Hamilton dhe se shoku im i skuadrës Raikonen doli i dyti", mësohet të jetë shprehur Masa.