E Diel, 1 Nëntor 2026

Ikën Anderson, "shkatërrimtari" i Jahmir Hykës

 

Tërmet te Mainc 05 i Jahmir Hykës. Vetëm katër ditë nga fillimi i kampionatit gjerman, drejtuesit e klubit të porsangjitur në Bundesligë shkarkuan trajnerin Jërn Andersen. Norvegjezi u ndëshkua pas eliminimit të turpshëm të Maincit në Kupën e Gjermanisë nga skuadra e kategorisë së katërt, Lubek (1-2). Andersoni ishte një nga shkaktarët kryesorë që Hyka kaloi një sezon tërësisht në hije vitin e kaluar. Trajneri nuk e aktivizoi asnjë ndeshje si titullar talentin e përfaqësueses shqiptare, pa i dhënë asnjë shpjegim. Tani Hyka shpreson që tekniku i ardhshëm t'i japë më tepër besim. Gjithsesi drejtuesit e klubit kanë deklaruar që më parë se Hyka do të ketë më shumë hapësira aktivizimi ndaj edhe ata nuk kanë pranuar që ta shesin gjatë kësaj merkatoje.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›