E Shtunë, 31 Tetor 2026

Cana debuton ne fitoren e Sanderlendit



Lorik Cana e nisi aventurën angleze me fanellën e Sandërlendit- skuadra e tretë në karrierën e mesfushorit shqiptar – me një fitore të bukur kundër Sëlltikut të Gllazgout (2-1), edhe pse flitet për një ndeshje miqësore, por të zhvilluar në Skoci, dhe që shërbeu për rekordmenët skocezë si një test i humbur përpara përballjes në kuadër të ndeshjes së dytë të kualifikuesve të Ligës së Kampioneve kundër Dinamos së Moskës. Ish-kapiteni i Marsejës u bashkua para fillimit të takimit me korin e atyre që duartrokitën, thirrën emrin dhe treguan respektin e duhur për ish-lojtarin e Anglisë dhe Njukasëllit, Sër Bobi Robsonin, të ndarë nga jeta pas sëmundjes së rëndë me kancer. Golat për formacionin e “maceve të zeza” të Sanderlendit u shënuan nga Kieran Riçardosn dhe Kenjuin Xhons, duke i dhuruar një fitore të merituar trajnerit Stiv Brus. Mark Krosas realizoi golin e flamurit për Sëlltikun. Loriku hyri në lojë në minutën e 62-të, kur rezultati ishte 0-2 për Sanderlendin, në të njëjtën minutë si dhe Frejzër, blerja tjetër e Sandërlendit. Për Sanderlendin kjo ishte fitorja e dytë rresht, pas miqësores së fituar me Atletikon e Madridit (2-0).

Barazon Kievo e Bogdanit

Kievo e Erjon Bogdanit barazoi 0-0 në miqësoren me Uest Bromuiçin, takim i zhvilluar në Birmingam të Anglisë. Veronezët e italianë kanë vuajtur jo pak në fushë kundër një skuadre që sezonin e kaluar zbritën në Serinë B angleze, Championship. Pak ditë më parë, Bogdani shënoi një gol në fitoren 5-0 të Kievos kundër një Xhenoa 1, një formacion i përbërë nga australianë që jetojnë në Xhenoa të Italisë.

3 Gusht 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›