E Shtunë, 31 Tetor 2026

Beker, tenisti gjerman, i dashuruari i përjetshëm



Legjenda e tenisit Boris Beker, apo “Boom Bomm” siç është nofka e ish-numrit 1 në ranglistën botërore, fituesi më i ri në moshë I turneut prestigjioz të Uimbëlldonit (17 vjeç), duket se po përjeton sërish momente të lumtura me gruan e tij, 8 vjet më të re, Lili Kersenberg (33 vjeçe). Çifti është në pritje të një fëmijë, që do të jetë i katërti për tenistin karizmatik, një nga më të “survejuarit” e faqeve rozë. Boris Beker, një nga 40 tenistët më të mëdhenj nga vitet 1965-2005, ka si parim që kurrë shpirti binjak nuk duhet lënë vetëm, madje edhe kur kur shkon për “shopping”. Këtë e ka ndjekur edhe jashtë Gjermanisë, në Londër. Ndonëse ishte në një nga butikët më të famshëm të Anglisë “Harrods”, ish-legjenda e tenisit botëror për pak minuta harroi gjithçka për t’iu përkushtuar më shumë, bashkëshortes së tij Lili Kersenberg duke i dhuruar edhe një puthje të nxehtë. Sikurse në të kaluarën ish-tenisti me famë botërore Boris Beker i sapomartuar me Lili Kersenberg e ka kthyer muajin e mjaltit sërish në çështje familjare. Vetëm një javë nga dasma romantike e zhvilluar në alpet zvicerane të Shën Moric, ku morën pjesë “VIP”-a si Franc Bekenbauer dhe Mika Hakinen, çifti ka udhëtuar blic në San Trope, ku ka ankoruar edhe jahtin privat. Ish-kampioni i Uimbëlldonit kishte marrë me vete edhe dy djemtë e tij Noaun 15-vjeçar dhe Elian 9-vjeçar. Fëmijët janë nga martesa e parë Beker me Barbara Feltus, ata u treguan shumë miqësor në ceremoninë e martesës. Por edhe holandezja Lili ka qenë mjaft e ngrohtë me vogëlushët Beker. E vetmja që mungoi ditën e dasmës por edhe në psuhime ishte vajza e tij 9-vjeçare Ana, të cilën e ka sjellë në jetë me modelen ruse Anxhela Ermakova. Ylli i tenisit gjerman u nda përkohësisht nga 33-vjeçarja Kersenberg vitin e kaluar. Beker u dashurua me dizanjeren e argjendarive Sendi Majer Uolden. Megjithatë historia me 25-vjeçaren do të mbyllej pas 7 muajve. Tashmë, pas vetëm shtatë javë nga martesa e tyre ne Alpine, Boris Beker dhe Lili Kersenberg, presin një fëmijë. Të dy janë të lumtur.

Selep: “Gjoksi i madh më pengon, do ta zvogëloj”

Rumunia 17-vjeçare: “Nuk janë aspak të rehatshëm”

Tenistja rumune 17-vjeçare Simona Halep ka “probleme” me gjoksin e saj të stërmadh, aq sa nuk e luajë në nivele të larta, dhe ka vendosur ta të bëjë një ndërhyrje kirurgjikale në gjoks për të zvogëluar përmasat e tij, pasi sipas saj po i “rrezikon” karrierën sportive. “Realisht më pengojnë shumë kur luaj, nuk janë aspak të rehatshëm. Është pesha e tyre që nuk më lë të luaj mirë si dhe më pengon jashtë mase që unë të reagoj shpejt gjatë një gjuajtjeje. Nëse nuk do isha një teniste, do të isha shumë e lumtur, por karriera ime si sportiste qëndron në plan të parë”, - tregon tenistja në një intervistë për të përditshmen vendase “ProSport”. Aktualisht ajo shihet si pasardhësja e denjë e yllit Ana Kurnikova. Rumunia ra në sy sezonin e kaluar pasi fitoi turneun “French Open” për të rinj. Halep prezantohet në botën e tenisit si femra me gjoksin më të madh.

Tomi Has, paradë e panumërt flirtesh
Romancat e tenisti Tomi Has janë të panumërt. Parada e flirteve nis Olgën, 18-vjeçaren franceze me origjinë ruse. Më 1999 është radha e 24-vjeçares Linda, një topmodele edhe kjo ruse. Me Lindën, historia nuk zgjati shumë për 31-vjeçarin. Me 26-vjeçaren Sendi Majer marrëdhënia u duk me tepër serioze se dy të parat, madje edhe krenohej: “Ajo është më e bukur se Ana Kurnikova”. Me ish-tenisten ruse, Has ka qëndruar nga 1999-2003. Më pas do t’i shkelte syrin 21-vjeçares Rebeka, ish-studente e Juridikut. Në fund të 2006-ës stafetën do ta merrte aktorja e Hollivudit, Sara Foster, me të cilën u fejua më 24 dhjetor të 2008-ës. “Tashmë e kam shumë të nevojshme të martohem”, ishin fjalët e gjermanit për ‘Bild’.

Kurnikova dhe Agasi, ‘raketat’ më seksi

Rusja Ana Kurnikova është votuar si tenistja më seksi e të gjithë kohërave. Bukuroshja ka bërë për vete miliona fansa, ndonëse nuk ka arritur të fitojë të paktën edhe një turne ndërkombëtar. 28-vjeçarja e cila veçse një herë është renditur e teta në klasifikimin e përgjithshëm botëror, u detyrua të tërhiqej në vitin 2004 nga sporti i raketave për shkak të një problemi shëndetësore. Vendi i dytë iu besua në votim një tjetër ruseje, kësaj radhe për 22-vjeçaren Maria Sharapova dhe në vend të tretë u rendit argjentinasja 39-vjeçare Gabriela Sabatini. Prej 12 viteve, Kurnikova jeton në Majami. Kurnikova ka prefruar Majamin për të qenë sa më larg të jetë e mundur nga objektivi I paparacëve. “Këtu mund të shëtitësh rrugve pa problem edhe nudo. Por këtë veprim nuk mund ta bësh në Los Anxhelos pasi atje ka kudo fotograf”, tha Kurnikova.

1 Gusht 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›