Cana dhe Dallku janë dilemat e Ari Hanit
Trajneri i Kombëtares shqiptare, Ari Han ka thënë dje se në mendjen e tij ka skicuar 90 për qind të formacionit titullar që do të luajë kundër Suedisë, por ende nuk ka vendosur se kush do të luajë në mbrojtje.
Jetmir Halilaj
Burime pranë stafit të trajnerit të përfaqësueses bënë të ditur se ai ende nuk ka vendosur se kush do të luajë në qendër të mbrojtjes. Atij i pëlqen shumë dyshja Dallku-Curri në këtë pozicion, por njëkohësisht nuk dëshiron të privohet nga shërbimet e Dallkut në krah të djathtë. Trajneri ka ndërmend që të hedhë në sulm një skuadër ofensive dhe për këtë i nevojitet një mbrojtës si Dallku në krahun e djathtë, i cili të mund të shërbejë me krosime edhe për sulmin. Një ide tjetër është edhe Lorik Cana në qendër të mbrojtjes “por kështu lëmë shumë hapësira në qendër të mesfushës”, mësohet të ketë thënë trajneri. Ndërkohë edhe në krah të majtë të mbrojtjes ende nuk është vendosur se kush do të luajë, ku në duel janë Kristi Vangjeli dhe Ansi Agolli. Dilema ka edhe në mesfushë se cilët janë lojtarët që do të luajnë nga krahët, ku në duel janë Duro, Hyka dhe Berisha. Në sulm gjithashtu tekniku është i pavendosur për sa i përket zgjedhjes me Bogdanit dhe Kapllanit.
Vërejtjet
“Jam i kënaqur me punën që kemi bërë deri tani, por filozofia ime është e ndryshme me atë futboll që ka luajtur Shqipëria më parë. Kjo do të thotë që për momentin unë si trajner duhet të përshtatem, pasi më mungon edhe koha për të vënë në jetë këtë filozofi. Po përpiqem që futbollistët të njohin më mirë rolin e tyre, pa harruar faktin, se ne duhet ta fitojmë këtë ndeshje. Kjo do të thotë, që Shqipëria nuk do të luajë ndryshe nga ajo që ka luajtur më parë”, ka thënë trajneri dje. Ai ka pohuar se rendimenti i skuadrës në fazën ofensive nuk është në nivelet që ai kërkon, por shpreson që gjithçka të përmirësohet gjatë dy ditëve të mbetura. “A më shqetëson mungesa e finalizimit të aksioneve? Natyrisht që kjo më shqetëson. Janë disa gjëra që duhen llogaritur së bashku edhe me pjesën tjetër të ekipit. Edhe pse unë dëshiroj të luajmë në sulm, ne nuk po shënojmë shumë gola. Kjo do të thotë se duhet të jemi më të kujdesshëm. Ndoshta me goditjet standarde, të lira e ato nga këndi, ne mund të jemi më të rrezikshëm”, ka thënë trajneri.
Ibrahimoviç
Sulmuesi i Interit është një shqetësim më vete për trajnerin kuqezi, por ai i ka bërë llogaritë tashmë dhe e ka një ide se si mund ta bllokojë bomberin e Suedisë. “Është e natyrshme që ai është një lojtar shqetësues. Unë tashmë e kam 90 për qind ekipin në kokë, kështu që kam gjetur edhe lojtarin, i cili do ta bëjë edhe këtë detyrë. Është pak herët për të thënë emrin se kush do ta mbulojë direkt. Ne e dimë se ai është lojtari më i rrezikshëm. Golat shënohen së fundi o nga ai, ose nga Larsoni. Jam i bindur se këta dy lojtarë mund të bllokohen e të dalin jashtë roli. Janë të eliminueshëm. Do të reflektojmë për të ndërtuar edhe një sistem loje enkas për të neutralizuar sulmuesit suedez. Duhet të dini se në ndeshjen e fundit, Suedia ka aplikuar një sistem të ri të lojës: 3-5-2. Me këtë sistem duhet të përshtatim edhe ne lojën tonë, teksa mund të kthehen gjatë lojës edhe në sistemin e tyre të vjetër. Me sistemin e ri ata e humbën ndeshjen 2-3 ndaj Francës në Suedi”, ka thënë tekniku.