Komunari i shkarkuar padit qeverinë
TIRANE – Abedin Oruçi, ish-kryekomunari i Kolshit të Kukësit paditi dje në Gjykatë Kushtuese, Kryeministrinë për shkarkim të padrejtë nga detyra. Kryeministri Sali Berisha me propozim të ministrit të Brendshëm shkarkoi nga detyra kryekomunarin e Kolshit, Oruçi, për të cilin u fol se u arrestua nga policia kosovare për trafik dhe prostitucion. Shkarkimin e tij Këshilli i Ministrave e argumentoi me shkeljet e rënda ligjore. Oruçi, që ishte zgjedhur për herë të tretë në krye të komunës së Kolshit, sipas policisë së Kosovës u ndalua në mesin e muajit korrik në rrethinat e Prizrenit, por më pas çështja ndaj tij u pushua. Dje i shoqëruar nga një avokat i zgjedhur prej tij, Oruçi paraqiti në sekretarinë e Kushtueses ankimin ndaj vendimit të qeverisë, ku kërkon prishej e këtij vendimi dhe rikthimin e tij në detyrë. Gjykata Kushtetuese pritet të shqyrtojë kërkesën e Oruçit brenda pak javësh në mënyrë që të vendoset sa më parë për zhvillimin apo jo të zgjedhjeve në këtë komunë. f.m.