E Shtunë, 31 Tetor 2026

Finiqi, shtatë vitet e fundit në një botim

 

Çdo zbulim i bërë vitet e fundit në Finiq, është përmbledhur në një libër. Me detaje të hollësishme dhe i shoqëruar me fotografi përkatëse. I botuar pak ditë më parë në Itali nga shtëpia botuese “AnteQuem”, vepra për zonën antike 15 km larg Delvinës, përmbledh katër vëllime. Vetë drejtoresha e Institutit Arkeologjik dhe Qendrës së Studimeve Albanologjike, në Tiranë, Shpresa Gjongecaj, është marrë me hartimin e kësaj vepre, bashkë me prof. Sandro De Maria, drejtor i Institutit të Arkeologjisë në Universitetin e Bolonjës. Sipas saj, në 4 vëllimet, “Phoinike I”, “Phoinike II”, “Phoinike III”, si dhe “Phoinike IV”, pasqyrohen gërmimet arkeologjike të shoqëruara me fotografi nga qyteti antik i Finiqit, për periudhat nga viti 2000-2007 dhe janë bashkëpunim mes Institutit Arkeologjik dhe Qendrës së Studimeve Albanologjike. Sipas saj, në këto libra përfshihet një informacion i zgjeruar mbi ekspeditat arkeologjike, dhe ku të gjitha materialet, janë realizuar nga pjesëtarët e ekipit që kanë gërmuar në këto ekspedita. Janë vëllime historike për qytetin antik dhe gjetjet arkeologjike ndër këto vite. Ndërkohë po punohet për volumin e pestë, i cili pritet të dalë në treg gjatë vitit të ardhshëm. Kërkimet arkeologjike, të financuara në pjesën më të madhe nga Ministria e Punëve të Jashtme të Republikës së Italisë, janë drejtuar nga Misioni Arkeologjik Italian në Shqipëri, si dhe nga Instituti i Arkeologjisë së Shqipërisë, nën drejtimin e prof. Sandro De Maria dhe prof. Shpresa Gjongecaj. Qyteti i Finiqit ka një histori të lashtë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›