“Poeteka” në udhëtimin e IV, autorë të njohur e surpriza
Përgatitjet për “Poeteka” janë drejt fundit.
TIRANE
Të ftuarit janë përzgjedhur tashmë, vendet, koha, aktivitetet. Ditët mbeten ende në avancë. Në edicionin e katërt të saj, “Poeteka” konfirmon sërish emra të njohur të letërsisë botërore. Nga Portugalia, e cila përfaqësohet me Casimiro De Brito, në Amerikë, me Claudia Keelan, e mandej me sllovenin Marko Sosiç, gjermanët Thomas Wohlfahrt dhe Ron Winkler apo holandezët Erik Lindner, Helene Gelens, Arjen Duinker, Elma van Haren dhe Eva Gerlach. Do të mblidhen sërish në Durrës, vendin ku nisi katër vite më parë. Por rrugëtimet e poetëve do të jenë të larmishme, duke përfshirë Elbasanin, Krujën...
* * *
Festivali Ndërkombëtar i Poezisë, “Poeteka”, ky takim i përvitshëm poetësh, shkrimtarësh, përkthyesish dhe eseistësh nga Evropa dhe më gjerë këtë herë do të sjellë disa risi. Sipas organizatorëve, mësohet se këtë vit Festivali Ndërkombëtar i Poezisë është futur në rrjetin e 11 festivaleve të njohura botërore dhe i pranishëm në ditët e kësaj gare artistike, që do të nisë më 22 shtator deri më 28 po shtator, do të jetë dhe drejtori i Festivaleve të Gjermanisë, i cili shkel për herë të parë në Shqipëri, Thomas Volhfhart. Është rënë dakord që Volhfhart të nënshkruajë një marrëveshje bashkëpunimi me festivalin shqiptar dhe gjithashtu do të prezantojë hyrjen e “Poetekës” në Lyrikline, rrejti ndërkombëtar i Poetryfilm (një poezi e shndërruar në film me metrazh të shkurtër). Ndërkohë gjatë ditëve të qëndrimit, çdo mbrëmje Volhfhart do të prezantojë një Poetryfilm me moderimin e tij. Ndërkaq gjatë ditëve të “Poetekës” do të bëhet edhe përzgjedhja e gjashtë poetëve shqiptarë, që do të udhëtojnë drejt Gjermanisë vitin e ardhshëm për të prezantuar letërsinë shqiptare në këtë rrjet ndërkombëtar.
* * *
Gjashtë ditët e javës së fundit të shtatorit, do të jenë të mbushura me një sërë aktivitetesh letrare dhe kulturore, ku do të promovohen poetët, lexuesit e poezisë dhe pjesëmarrësit në veprimtari. Mbrëmjet janë të ndryshme nga njëra-tjetra dhe secila i kushtohet një subjekti të caktuar. Nis me mbrëmjen e titulluar Spiritizëm, që do t’i kushtohet autorit të njohur Oktavio Paz, e paskëtaj me një tjetër mbrëmje për poezinë holandeze, ku këtë vit, mbërrijnë në Shqipëri jo pak, por pesë autorë. Një tjetër përqendrohet në portretin e një përkthyesi si poet i fshehur, Wallace Stevens. E ndërkaq poetët-përkthyes do të paraqesin përmes esseve, diskutimeve, leximeve dhe intervistave përvojën e tyre në lidhje me përkthimin e poezisë. Ditë të tjera plotë me workshop është menduar që të diskutohen tema që lidhen me të qenit shkrimtar në Shqipërinë e sotme, shoqëruar këto mandej edhe me koncerte të ndryshme, performanca, ekspozita pikture, panaire të librit, prezantime të letërsisë bashkëkohore dhe kulturave të pjesëmarrësve, një guidë nëpër vendet historiko-arkeologjike dhe turistike, si dhe disa botime letrare. Por nuk do të mungojnë as çmimet, të cilat edhe këtë vit do të jenë të njëjta si tri vitet paraardhëse, me në krye “Unazën Poeteka”.
Çmimet
• “Unaza Poeteka” për personalitetin poetik më të spikatur në festival
• “Liburna” për poetin më të mirë botuar në “Poeteka”
• “Nositi” për përkthimin më të mirë nga gjuha e huaj në shqip apo nga shqipja në gjuhë të huaj
• “Onufri” për kontributin kritik letrar më të mirë të vitit