Trezeguet te Barça, dera e Juves “hapur”

Juventus nuk mbyll derën për një largim të Trézeguet. Thashethemet sportive flasin për një kalim të sulmuesit francez te Barcelona.
John Elkann, anëtar i Këshillit Administrativ të "Zonjës së vjetër" pranoi kontaktet midis dy klubeve. Trezeguet shihet si lojtari ideal për të zëvendësuar Samuel Eto'o, gjithmonë e më shumë në ikje.
Te Barcelona ai do të gjejë Thierry Henry, për të formuar një dyshe të jashtëzakonshme si dikur te Monaco. Trezegol ka thënë së gjithmonë ka dashur të "zbulojë" kampionatin spanjoll.