Cana me “verdhëz”, mungon kundër Zenit

Kapiteni shqiptar i Olimpikut të Marsejës, Lorik Cana, do të mungojë në ndeshjen e parë të një të tetave të finaleve të Kupës së UEFA. Skuadra franceze do të përballet me rusët e Zenit St.Petërsburgut, të enjtën në mbrëmje në stadiumin "Velodrom" të Marsejës. Cana, një nga lojtarët më të rëndëshëm të Erik Gerets, mungon për shkak të plotësimit të kartonëv të verdhë.