E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mesi “terrorizohet”, 6 javë pushim

Lionel Mesi do të qëndrojë jashtë fushave për të paktën gjashtë javë pas tërheqjes të një muskuli në kofshën e tij gjatë ndeshjes kundër Sëlltikut në fitoren 1-0 të Barcelonës në ndeshjen e kthimit të Ligës së Kampioneve, ku skuadra katalanase kaloi në cerekfinalet e kompeticionit më të rëndësishëm europian për klubet.
Mesi është lojtari më në formë e ekipit të Frenk Rajkardit dhe mungesa e tij do të ndihet shumë në klubin e presidentit Laporta. Barcelona ndodhet në vendin e dytë në Primera Division pas Realit të Madridit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›