E Shtunë, 31 Tetor 2026

Cana mendon largimin nga Lazio

Lorik Cana ka kaluar dëmtimin në shpinë që e mbajti për afro dy muaj larg fushave dhe tashmë duket i gatshëm për të luajtur te Lazio. Por, kapiteni i Kombëtares shqiptare pretendon më tepër hapësira dhe paralajmëron klubin e Serisë A se mund të largohet nëse nuk luan rregullisht

Kapiteni i Kombëtares shqiptare, ka nënvijëzuar se nëse nuk luan rregullisht në skuadrën romane në këto ndeshje të mbetura të sezonit, mund të largohet nga Lazio, ku u transferua gjatë verës së kaluar.

“Nëse nuk luaj rregullisht në këtë pjesë të fundit të kampionatit nuk e përjashtoj mundësinë e një largimi në fund të sezonit nga Lazio”, është shprehur Cana.

“Eksperiencën në klubin bardhkaltër mund ta cilësoj si pozitive, edhe pse dëmtimet më kanë penguar të paraqitem në maksimumin tim. Megjithatë, pavarësisht të gjithave, këtu në Romë po përjetoj një periudhë mjaft të bukur”, ka thënë 28-vjeçari.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›