E Shtunë, 31 Tetor 2026

Cana "mëshiron" PSG-në: Duhet të rrijë në Ligën 1

Ndonëse Paris Sent Zhërmeni është rivali më i madh i Olimpikut të Marsejës, Lorik Cana nuk ka hedhur pas krahëve të kaluarën e tij, duke u uruar parisienëve të mbijetojnë në Ligën 1. "Jam larguar para tre vitesh nga kjo skuadër. Mund të them se Alen Kaizak është një person i cili ndien shumë për këtë klub dhe do të dëshironte që ta mbante në kreun e tabelës. Unë jam pak i zhgënjyer dhe i trishtuar që e shoh PSG-në në këtë situatë, pasi është një klub që nuk e meriton një agoni të tillë. Aktualisht, shpresoj që të mbijetojnë, pasi kampionati francez ka nevojë për një PSG të fortë, pasi një skuadër e fortë e kryeqytetit do të ndihmojë edhe rritjen e nivelit të futbollit. Shpresoj që të gjejnë sa më parë mënyrën për të zgjidhur problemet. Po u largua Paris Sent Zhërmen, Olimpiku i Marsejës do të ketë dy ndeshje klasike më pak. Të gjithë do të humbin nga një gjë e tillë. Megjithatë, nëse do të bien nga kategoria, do të thotë se skuadrat të tjera e kanë merituar më tepër qëndrimin. Marseja ishte në kategorinë e dytë dhe që atëherë e ka pasur të vështirë të rikthehet në formën më të mirë", deklaroi Cana.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›