Cana, miell e ushqime për 500 familje kosovare
Ambasadori i UNICEF-it, futbollisti i shquar shqiptar, Lorik Cana do t’i dorëzojë Kryqit të Kuq Komunal të Gjakovës miell dhe nga një pako ushqimore për 500 familje të varfra, dhurata këto që do t’u jepen në prag të Festës së Bajramit. “Edhe me këtë rast u dëshmua humaniteti i madh i Lorikut për familjet e varfra, për çka ne, në emër të familjeve nevojtare, i jemi mirënjohës”, ka deklaruar për mediat kosovare koordinatorja e Kryqit të Kuq të Gjakovës. Ajo ka bërë të ditur se në procedurë është hartimi i listës së familjeve që kanë më së shumti nevojë, ndërsa numri i atyre familjeve që i janë drejtuar KK të Gjakovës për ndihma në ushqim, veshmbathje dhe lëndë djegëse është 580.