E Shtunë, 31 Tetor 2026

Teshtin 12 mijë herë në ditë

 

Një adoleshente amerikane ka përfunduar në mediat e thuajse gjysmës së botës, pasi që kur është ftohur javën e kaluar, teshtin 12 mijë herë në ditë, gati 20 herë në minutë. 12-vjeçarja nuk arrin dot më të shkojë në shkollë dhe nuk mundet të bëjë asgjë, nëse nuk ka me vete shami hundësh. Lauren Johnson jeton në Virxhinia. Vajza nuk arrin dot të ndalojë teshtimën përveçse kur fle, ka vështirësi edhe të ushqehet. Lajmi mori jehonë nga Virxhinia dhe arriti deri në televizionin e madh NBC, ku Johnson ishte e ftuara e programit “Today Show”, por tregimi i saj është ndërprerë nga teshtimat njëra pas tjetrës para telekamerave në studio. “Nuk mendoja se do të zgjaste kaq shumë. Nuk shkoj dot në shkollë, nuk dal, nuk ia dal dot më, po më shkatërrohet hunda”, tha Johnson. Kjo lloj sëmundjeje, ia ka ndryshuar jetën edhe familjes së saj të cilët që nga ajo ditë po bredhin nga një specialist tek tjetri. Vajza ka provuar deri tani 11 terapi të ndryshme, madje ka arritur deri tek hipnoza, por pa asnjë përmirësim. Sipas nënës së vajzës, në të gjithë botën ka pasur 30 raste të tilla dhe asnjë mjek nuk di të japë përgjigjen.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›