E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA, tmerr dhunimesh në familje

 

Një amerikan dhe katër djemtë e tij janë akuzuar në shtetin Misuri se kanë kryer vazhdimisht përdhunimin e gjashtë fëmijëve e nipërve të tyre. Policia e shtetit po kontrollon territorin e fermës së tyre, nëse ka trupa të varrosur. Ngjarja u zbulua në gusht, kur një vajzë 26-vjeçare u drejtua në polici për të rrëfyer dhunën seksuale të kryer nga babai i saj, xhaxhallarët dhe gjyshi. Ajo ka përshkruar nëntë episode përdhunimi që, siç kujton, kanë nisur që kur ishte 5 vjeçe dhe kanë marrë fund kur ajo mbeti shtatzënë dhe iu desh të kryente një abort në moshën njëmbëdhjetë vjeçare. Autoritetet po shqyrtojnë disa shkrime të lëna nga fëmijët. “Kur viktimat ishin në moshë më të re, shkruanin ato që iu kishin ndodhur dhe e fshihnin në vazo që më pas i groposnin për të harruar”, tha Bill Loue, zëdhënës i policisë së Misurit. Katër motrat dhe vëllai i vajzës që ka nisur çështjen kanë pranuar të bashkëpunojnë me policinë. Pritet që babai (gjyshi i tyre) dhe katër djemtë e tij të inkriminohen edhe me akuza të tjera.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›