E Diel, 1 Nëntor 2026

Cana mund të mos jetë kapiten i Sandërlendit

Lorik Cana mund të mos jetë kapiteni i Sanderlendit. Një gjë e tillë mund të nënkuptohet lehtë nga deklaratat e fundit të trajnerit të "Maceve të Zeza", Stiv Brus, për mediat angleze. Tekniku i Sandërlendit ka vendosur të shtyjë edhe për disa kohë vendimin për njeriun që do të mbajë shiritin e kapitenit në edicionin që pritet të fillojë këtë të shtunë. Këtu ndikon fakti se ekipi nuk është kompletuar ende. Prandaj vendimi do të merret pas mbylljes së merkatos. Një nga kandidatët më të fortë është Deni Kollins. Pretendentë të tjerë janë Fil Bardsli e Grant Lidbiter. Por një opsion mbetet edhe Cana, i cili u përfol se shiritin e kapitenit e kishte kusht në tratativat për kalimin te Sanderlendi. Por mundësitë që atij t‘i besohet ky shirit janë të pakta, pasi qarkullojnë zëra se emërimi i tij kapiten mund të sillte pakënaqësi të lojtarëve të vjetër të Sanderlendit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›