E Diel, 1 Nëntor 2026

Mediat qipriote: Humbje e turpshme!

Gjashtë "shuplakat" që përfaqësuesja e Qipros mori në Tiranë nuk kaluan pa zhurmë në ishullin e Afërditës. Mediat e këtij vendi nuk e kursyen skuadrën e drejtuar nga trajneri grek, Anxhelos Anastasiadis. "Zhgënjim. Në Shqipëri, vendasit fituan me rezultatin mbresëlënës 6-1, duke festuar triumfin e parë pas një viti", citonte faqja zyrtare e Federatës Qipriote të Futbollit. "Çfarë turpi!", shkruante "24sports", ndërsa "shootandgoal" theksonte: "Përfaqësuesja po kalon një moment mjaft të vështirë, por gjërat mund të kishin shkuar edhe më keq në Shqipëri". Sipas "kerkida.net" ishullorët pësuan "një humbje të turpshme". Gazeta "Liberal" shkruante: "Qipro thyhet 6-1 në Tiranë. Një humbje shumë e rëndë, ku ndikuan katër raste të pastra shënimi të shpërdoruara dhe tri penallti nga gjyqtari turk".



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›