E Diel, 1 Nëntor 2026

Cana, në fushë sot ndaj Blekbërnit

Lorik Cana do të jetë në fushë sot në ndeshjen që Sandërlendi do të luajë në shtëpinë e tij kundër Blekbërnit. Lajmi është bërë i njohur nga BBC, sipas së cilës mesfushori shqiptar, edhe pse ndien dhimbje në dorë, do të zbresë në formacionin titullar të "maceve të zeza" në takimin e pasdites së sotme (ora 16.30) në "Stadiumin e Dritës". Cana ka pësuar një dëmtim në dorë gjatë ndeshjes së humbur 1-3 kundër Çelsit në mesjavë, por duket se një gjë e tillë nuk ka rezultuar serioze. Gjithsesi, mediat angleze konfirmojnë se shqiptari ndien ende dhimbje. Ajo që shqetëson për momentin ka të bëjë me faktin se mungon një diagnozë përfundimtare për dëmtimin e pësuar nga shqiptari. Rezultatet e kontrolleve të bëra gjatë këtyre ditëve, duket se do të vonojnë. Vetë Cana shprehet i kënaqur për performancën e tij në Premier League në këto dy ndeshje, ndërsa ka theksuar se "në ekip janë shumë futbollistë të rinj, të cilët luajnë për herë të parë bashkë. Ndaj nuk duhet të kërkohet kaq shpejt që ata të japin 100%".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›