E drejta TV, ka një marrëveshje të cunguar
drejta televizive e kampionatit shqiptar të futbollit është në rrezik. Burime pranë FSHF-së bënë të ditur dje se ka dështuar edhe takimi mes përfaqësuesve të kompanisë UFA RTL, zyrtarëve të FSHF-së dhe atyre të klubeve shqiptare. Sikurse është mësuar, Dinamo nuk është paraqitur fare në këtë takim. FSHF nëpërmjet një deklarate për shtyp pohon se 10 klube kanë rënë dakord që menaxhimi në formë të centralizuar paraqet avantazhe në krahasim me atë individual dhe se duhen bërë përpjekje që kjo formë të përdorët që në këtë sezon. Pjesë e këtij grupi duket se nuk do të jetë Tirana, Vllaznia, Besa e Dinamo, të cilat e kanë kundërshtuar që në fort nismën. Sipas drejtuesve të FSHF do të nënshkruhet një memorandum bashkëpunimi nga të gjitha klubet që janë dakord për rifilliminin e negociatatave pas plotësimit të disa kushteve. Klubet shqiptare të futbollit kërkojnë që kohëzgjatja e kontratës me Ufa Sports të mos jetë më shumë se 3 vjet me opsion zgjatje dhe 3 vjet të tjera. Pagesat nga garancia minimale në favor të klubeve të përfundojnë në muajin janar, ndërkohë që skema e shpërndarjes së te ardhurave do të përzgjidhet nga skemat që përdoren në tre kampionate të ndyshme të Europës.