E Shtunë, 31 Tetor 2026

Maqedonia,ambasadë në Kanbera, konsullatë në Athinë

Si rezultat i fazës së parë të ndarjes së pronës nga shteti i përbashkët, Maqedonia do të trashëgojë nga ish-Jugosllavia, ambasadë në Kanbera dhe konsullatë në Athinë.
 

Mediat njoftojnë se këtë fakt e ka bërë të ditur sekretari gjeneral i MPJ-së serbe, Vlladimir Çurguz, i cili ka theksuar se në pajtueshmëri me marrëveshjen, Serbia do t`i japë Kroacisë ndërtesën e ambasadës së Vjenës dhe dy ndërtesat në Trieste. Sllovenia do të kishte fituar rezidencën në Romë dhe konsullatat në Klagenfurt dhe Milano.
 

Bosnje dhe Hercegovinës do t`i takojë rezidenca në Budapest dhe shtëpi në Uashington. Serbisë do i mbetej ambasada në Pragë si dhe rezidenca në Uashington dhe Otavë. Ndarja e pronës bëhet sipas kuotës së shteteve të mëparshme të federatës jugosllave, ndersa ndarja e radhës është në muajin shtator të këtij viti.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›