Serbët, 10 zyra sekrete në Kosovë
• Misioni i Kombeve të Bashkuara në Kosovë ka përfunduar raportin e tij mbi hetimet e kryera në trazirat e Mitrovicës, duke nxjerrë emrat e disa zyrtarëve serbë si të përfshirë në organizimin e tyre.
UNMIK ka emrat e zyrtarëve nga Ministria e Brendshme serbe, të cilët ishin të përfshirë në protestat më të dhunshme në Kosovë që pas shpalljes së pavarësisë, ku humbi jetën edhe një paqeruajtës ukrainas. “UNMIK ka emrat e anëtarëve të Ministrisë së Brendshme serbe të cilët janë drejtuar në gjykatën ndërkombëtare në Mitrovicë më 17 mars, godinë për të cilët KFOR u detyrua të ndërhyjë pas pushtimit të saj nga serbët”, tha Alexander Ivanko, zëdhënësi i misionit të OKB-së në Kosovë. Ivanko shtoi se do të kryhen hetime të mëtejshme për të zbuluar mënyrën se si këta zyrtarë kanë hyrë në territorin e Kosovës. Deklarata e UNMIK-ut se pas këtyre trazirave të dhunshme fshiheshin zyrtarë serbë është bërë që një ditë pas trazirave por vetëm dje u mundësua raporti i plotë zyrtar i cili e vërteton këtë fakt me prova dhe me emra konkretë të organizuesve.
Strukturat sekrete
Ndërsa sipas burimeve të gazetës prishtinase “Koha ditore”, shërbimet sekrete të UNMIK-ut kanë zbuluar 10 zyra të Ministrisë së Brendshme serbe që kanë operuar dhe vazhdojnë të operojnë në Kosovë. Duke cituar burime anonime nga zyrtarë të UNMIK-ut, kjo gazetë citon se nga dhjetë zyra serbe, tetë veprojnë në veri të Kosovës, tre prej të cilave në Mitrovicë. Dokumenti, pjesë të së cilit janë publikuar në formën e një faksi, tregon se Ministria e Brendshme serbe ka stacionin e vet të policisë në Kosovë. “BIA (Shërbimet Sekrete Serbe) dhe UBPOK (Protektorati i Krimit të Organizuar) vazhdojnë punën e tyre në këto stacione tërësisht të pafshehur”, shkruan gazeta. “Koha Ditore” shton se pranë stacionit të policisë serbe në Mitrovicë ka një tjetër godinë administrative të ministrisë serbe. Një tjetër stacion operon në Zveçan, po ashtu edhe këtu një godinë tjetër e Ministrisë dhe Shërbimeve Sekrete Serbe. Degë të tjera të këtyre institucioneve serbe veprojnë në Soçanik, Leshak dhe Leposaviç. Sipas informacionit anonim nga UNMIK-u për këtë gazetë, dy zyra veprojnë në Graçanicë. Një përmban adminsitratën dhe një tjetër Shërbimet Sekrete Serbe. Po sipas këtij informacioni Beogradi ka edhe gjykata paralele në Kosovë. Zyrat qendrore të strukturave paralele serbe në Mitrovicë janë në lagjen Boshnjake. Gjykata të tilla veprojnë edhe në Zveçan dhe Leposaviç.
“Kosova ka shumë miq në SHBA”
Sindi Mekein, bashkëshortja e kandidatit republikan për president në Shtetet e Bashkuara, John Mekein, ka vizituar dje Prishtinën për të zhvilluar takime me udhëheqësit më të lartë të institucioneve vendore. Zonja Mekein është takuar me Presidentin Kosovës, Fatmir Sejdiu dhe Kryeministrin Hashim Thaçi. Pas takimit me Presidentin Sejdiu, zonja Mekein tha se Kosova ka shumë miq në Shtetet e Bashkuara, përfshirë këtu edhe bashkëshortin e saj, kandidatin presidencial, John Mekein. Zonja Mekein arriti në Kosovë në cilësinë e anëtares së bordit të organizatës bamirëse “Halo Trust”, e cila merret me çminimin dhe spastrimin e hapësirave nga mbetjet e luftës.