Shqipëria, e dyta në Evropë për kanabis
• Shqipëria renditet e dyta në Evropë dhe e gjashta në botë për prodhimin e marijuanës dhe trafikimit të saj kryesisht në vendet fqinje.
Kombet e Bashkuara kanë publikuar raportin vjetor të trafikut dhe prodhimit të lëndëve narkotike për vitin 2007, në të cilin Shqipëria vlerësohet si një pikë e fortë e kontrollit të kokainës dhe kanabisit. Sipas këtij raporti, grupe shqiptare kontrollojnë trafikun e kokainës nëpërmjet Detit të Zi në Rumani dhe nëpërmjet detit Adriatik në Malin e Zi. Në raport thuhet se edhe pse rreth 99 për qind e kokainës që vjen nga Amerika Jugore përfundon në vendet e Evropës Perëndimore, është vënë re edhe trafiku i anijeve drejt Evropës Lindore dhe vendeve të Ballkanit. Ndërsa për prodhimin e kanabisit në këtë raport vjetor citohet se me gjithë nivelet e larta të prodhimit shtëpiak të kanabisit në botë, sidomos në Amerikën latine, edhe Evropa mbetet një rajon i cili po zgjeron gjithnjë e më shumë këtë aktivitet. “Prodhuesit më të mëdhenj të kanabisit në Evropë janë Shqipëria dhe Holanda. Edhe pse nuk përjashtohen rastet e kultivimit në vende të tjera evropiane si Gjermania Zvicra dhe Britania”, shkruan raporti i Institutit të Kombeve të Bashkuara për drogat. Ajo që mbetet e qartë për Shqipërinë është se roli i saj si prodhuese e barit të kanabisit e tejkalon rolin si prodhuese e vajit të kanabisit. Sipas këtij raporti, është se prodhimi i barit në Shqipëri e tejkalon edhe prodhimin vendas në Xhamajka, që njihet si një nga vendet burim të marijuanës. Holanda përmendet shpesh si vend origjinë me 5 për qind të prodhimit në vend mes mbi 60 vende të botës. Edhe Shqipëria, që mbetet ndër më kryesorët e kultivimit të kanabisit sidomos po të krahasohet me vendet e tjera fqinje, por ajo ka rreth 5 për qind të prodhimit me të gjithë vendet e përmendura si kultivuese. Ndërkohë Shqipëria nuk identifikohet si prodhuese e heroinës dhe kokainës, por pikë e fortë e shpërndarjes dhe qendër transit për këto droga të forta. Heroina dhe kokaina trafikohen në Itali nëpërmjet rrugëve të Ballkanit, ku më shumë se 50 për qind kalon transit nga Shqipëria dhe rreth 20 për qind kalon nga Turqia. Shqipëria konsiderohet si pikë strategjike për transitin e drogave duke përdorur rrugët e Detit të Zi për në Rumani dhe Adriatikut për në Mal të Zi, ku shpërndarja vazhdon më tej në vende të tjera evropiane. Vendi më problematik i prodhimit të opiumit është Afganistani me 86 për qind ndërsa për kokainës prodhuesja numër një është Kolumbia me 70 për qind, më pas Peruja me 20 për qind dhe Bolivia me 10 për qind.
Raporte identike
Raporti vjetor i vitit 2007 mbi kultivimin dhe trafikun e drogës, i publikuar nga vëzhguesit dhe ekspertët e Kombeve të Bashkuara nuk ka ndryshim me raportin e një viti më parë (2006) të publikuar për Shqipërinë nga i njëjti institucion ndërkombëtar. Edhe grafikët e ndërtuar për Shqipërinë dhe përqindjet e tyre në raport me vendet e tjera në botë janë me po të njëjtat shifra.
Prodhuese e vajit
Në raportin e Institutit të Kombeve të Bashkuara për drogat mbetet e qartë se Shqipëria ka rol si prodhuese e barit të kanabisit, por edhe vajit të kësaj bimë. prodhimi i barit e tejkalon rolin e Shqipërisë si prodhuese e vajit të kanabisit. ndërsa Holanda që në Evropë mban flamurin për prodhimin e barit, një hap para Shqipërisë, nuk shquhet për prodhimin e vajit të kësaj bime.
Pikë transiti
Ndërkohë Shqipëria nuk identifikohet si prodhuese e heroinës dhe kokainës por pikë e fortë e shpërndarjes dhe qendër transitit për këto droga të forta. Heroina dhe kokaina trafikohen në Itali nëpërmjet rrugëve të Ballkanit, ku më shumë se 50 për qind kalon transit në Shqipëri dhe rreth 20 për qind kalon nga Turqia.