Usain Bolt, legjendë dhe histori e gjallë
Usain Bolt i përket legjendave të atletikës botërore. Madje xhamajkani ka tejkaluar edhe atë që ka është konsideruar limiti i kufirit njerëzor. Ne stadiumin olimpik të Berlinit, të dielën në mbrëmje, sprintieri xhamajakan ka vendosur një rekord të ri botëror, të “çmendur” në finalen e garës së 100 metrave në Botërorin e atletikës: 9.58 sekonda. Në momentin kur Bolt kaloi vijën e mbërritjes të gjithëve iu kujtua ai “vallëzim i tij folklorik” i tij një vit më parë, kur në finalen e 100 metrave në “Pekin 2008” vendoste shifrat e reja botëror: 9.69 sekonda. Dhe të gjithë pyetën: ku do të arrinte Bolt? Njerëzit e shkencës thirrën në ndihmë teknologjinë më moderne, duke tentuar të shpjegojnë se deri ku arrijnë aftësitë njerëzore të materializuara të atletit xhamajkan. Të njëjtën gjë bëri Bolt dhe një vit më parë në 200 metra kur shokoi jo pak duke thyer rekordin shumë të vështirë të Majkëll Xhonston. Biseda pas rekordin në “Pekin 2008” në 100 metra u përqendrua në shifrën, 9.60 sekonda, të ulurit nën këtë kufi ishte një fantazi sureale. Por dhe ajo ndodhi të dielën në mbrëmje në olimpikun e Berlinit. Për dekada, shifra 10 sekonda ishte “banko-prova” për çdo sprinter të klasit më të lartë botëror. Xhim Hajnes arriti kohën 9.95 sekonda në lartësitë e Meksikos (1968) dhe duheshin 15 vjet që keto shifra të uleshin në 9.93 sekonda nga Kalvin Smith. Pastaj erdhi radha e një grupi të jashtëzakonshëm atletësh: Ben Xhonson, Karl Ljuis, Lerrj Barrel dhe Donovan Bailej apo Morris Grin. Këtë traditë e vazhdoi Asafa Pauell përpara se të shpërthente Usain Bolt, që në Pekin uli shifrat e bashkëkombësit të tij nga 9.72 sekonda në 9.69 sekonda. Dhe në dielën në Berlin erdhi e pabesueshmja: një ulje tjetër e rekordit botëror me 11 të qindtat e sekondës. Bolt nuk mendon për ekstreme të pa kalueshme: “Kam folur për shifrën 9.4 sekonda, mendoj se do të ndaloj këtu, por asnjëherë nuk e di se ku do të arrish”. Nga “Pekin 2008”, në “Berlin 2009”: nuk ka vallëzim të ekzagjeruar për Boltin, pasi dhe kundërshtari i tij, amerikani Tajzon Gej, duhet respektuar për garën me nivel të lartë që zhvilloi. 9.71 sekonda per Tajzon Gej: “Nëse dikush do të më thoshte se dikush do të arrinte kohën nën 9.60 sekonda unë do të isha i lumtur. E arriti Bolti. Ai tregoi se qenia njerëzore mund të arrijë nivele të jashtëzakonshme”. Asafa Pauell doli i treti me kohën 9.84 sekonda dhe nuk e fshehu admirimin për klasin e bashkëkombësit të tij: “Jam shumë i eksituar nga vrapimi i Bolt. Më befasoi më tronditi, por pjesë e kesaj feste jam dhe unë”. Avancohet në metodat shkencore stërvitore, që padyshim ndihmojnë në uljen e kohëve. Usain Bolt është atleti i shekullit që sapo ka filluar, që ka fituar respektin e të gjithëve. Por, cilësimet “legjende, histori”, nuk mjaftojnë për Usain Bolt.
REKORDET E BOLTIT
22-vjeçari Usain Bolt (mbush 23, më 21 gusht) mban rekordet botërore të 100 metrave me kohën 9.58 sekonda, atë të 200 metrave me 19.30 sekonda dhe së bashku me shokët e tij, atë në të stafetës 4x100 metra me kohën 37.10 sekonda. Bolt mban gjithashtu rekordin olmpik të 100 metrave me 9.69 sekonda. Nofka e Boltit është “biri i erës” apo dhe “Bolt ndriçuesi”.
Kohët më të mira
100 metra: 9.58 sekonda (2009)
200 metra: 19.30 sekonda (2008)
100 metra: 45.28 sekonda (2007)
Si e ka zbritur kohën
9.72: 31.05.2008, në SHBA
9.69: 16.08.2008, në Kinë
9.58: 16.08.2009, në Gjermani
Kaka viziton Milanin, pritet me duartrokitje
“Është shumë e thjeshtë të luash në një skuadër kur ke shokë me cilësi ka që të mëdha”. Kaka shprehet i lumtur pas debutimit me Realin. Blerja e re madrilene u vlerësua shumë pas fitores 2-0 në miqësoren me Real Sociedad. Breaziliani foli edhe Ksabi Alonson. “Na dha shumë siguri dhe fleksibilitet. Me të jemi përmirësuar në zotërimin e topit. Besojmë se do të bëjmë gjëra të mëdha bashkë”. Futbollisti brazilian ka vizituar ish-shokët e skuadrës ku është pritur me duartrokitje. Rikthimi i tij ishte vetëm për disa orë.
Pasi ka biseduar gjatë me trajnerin Leonardo, Kakà ndenji më pas me futbollistët e tjerë dhe tregoi përshtypjet te Reali. "Është mirë të jesh pjesë e Realit dhe është lehtë të luash në një skuadër të tillë, ku je në mesin e shumë futbollistëve cilësorë. Të gjithë futbollistët dinë gjithçka rreth futbollit dhe në këtë rast vetëm duhet të gjejmë balancën e duhur dhe të kemi unitet brenda skuadrës
Leonardo është entuziast: “Ronaldinjo është përmirësuar”
“Deri më tani skuadra ime nuk ka shkëlqyer", pohon sinqerisht trajneri i Milanit, Leonardo. Një pjesë të fajit për këtë e mbanë edhe Ronaldinjo, i cili dikur ishte futbollisti më i mirë në botë, por që nga ardhja e tij në Milan nuk ka arritur të dëshmojë kualitetet e tij që i kishte te Barcelona. "Ronaldinjo është një futbollist si të gjithë të tjerët, por me një talent të jashtëzakonshëm. Megjithatë, atij po i mungon qëndrueshmëria. Nëse e krahasojmë me formën që kishte para tre apo katër vjetësh, është e qartë se dallimi është i madh. Mirëpo, kohët e fundit është përmirësuar dhe në disa ndeshje ka pasur paraqitje të mirë, mirëpo futbollistët e tjerë nuk ishin në të njëjtin nivel si ai. Gjithsesi, mendoj se Ronaldinjo bën diferencën në fushë", -tha Leonardo.
18 Gusht 2009