Canaj: Lufta vazhdon
25/04/2005 Dinamo ka mbajtur vendin e tretë edhe pas javës së 32-të të Kategorisë Superiore, por Vllaznia e ndjek nga afër
Dinamo ka vazhduar edhe të shtunën serinë e rezultateve pozitive. Pas fitores kundër Shkumbinit në “Qemal Stafa” blutë vazhdojnë që të mbajnë vendin e tretë, i cili është edhe objektivi i tyre. Por, gjithashtu edhe Vllaznia ka fituar ndaj Partizanit në Shkodër dhe nuk po i ndahet dinamovitëve. Distanca midis të dyja skuadrave është mjaft e vogël, vetëm një pikë, dhe tashmë që po afrohet fundi i Kampionatit pritet një luftë e fortë midis të dyja skuadrave për të parë se cila nga ato do të përfundojë e treta. Trajneri i Dinamos, Agim Canaj është i ndërgjegjshëm për këtë, prandaj edhe pse skuadra e tij nuk zhvilloi një lojë të mirë të shtunën doli i kënaqur nga kjo ndeshje, falë tri pikëve të grumbulluara. “Kryesorja është, që ne morrëm tri pikët dhe vazhdojmë në vendin e tretë, theksoi Canaj pas ndeshjes. Asgjë nuk është përcaktuar akoma për vendin e tretë, pasi Vllaznia na ndjek nga afër, kështu që lufta vazhdon”. Trajneri i bluve në përgjithësi ka ngelur i pakënaqur nga loja e skuadrës së tij dhe për më tepër nga reparti i mbrojtjes, i cili deri tani ka qenë pika më e fortë e dinamovitëve. Megjithatë, atij i ka pëlqyer shpirti i garës që treguan futbollistët e tij, të cilët reaguan menjëherë pas pësimit të golit dhe arritën që ta përmbysnin rezultatin. “Në përgjithësi luajtëm mirë, por jo në nivelin tonë, tha Canaj. Më pëlqeu shpirti i garës që treguam në pjesën e parë pas pësimit të golit, si dhe rreagimi i shpejtë që pati skuadra në ato momente. Shkumbini na vështirësoi në disa momente dhe mund që ta kishim pësuar. Ne shfaqëm një pikë të dobët në këtë ndeshje, në mbrojtje. Pikërisht ky repart, që ka qenë fuqia jonë në ndeshjet e tjera, nuk funksionoi siç duhej. Megjithatë në pjesën e dytë me ndryshimet e kryera gjërat u rregulluan dhe arritëm që të përballonim presionin e kundërshtarit”. Dinamo në ndeshjet e mbetura do të përpiqet që të marri masimumin e mundshëm të pikëve të vetëm, kështu mund të jetë e sigurt se mund të jetë e treta, ç’ka do të thotë një vend në Intertoto. Kjo nuk është ndonjë arritje e madhe për emrin e Dinamos, por duke pasur parasysh rrjedhën e ngjarjeve në këtë sezon, të paktën vendi i tretë do të shpëtonte prestigjin e bluve. “Kanë ngelur edhe katër ndeshje për t’u luajtur dhe tashmë nuk duhet të bëjmë asnjë hap fallso, ka përfunduar trajneri i bluve. Kemi arritur të bëjmë një punë të mirë në ndeshjet e fundit dhe shpresojmë që ta përfundojmë me sukses, duke realizuar objektivin tonë”.