Pallate për punëtorinë me kosto të ulët

25/04/2005 Apartamente me hapësira sa më të vogla, materiale me kosto ndërtimi, sa më të ulët. Insituti i Projektimeve hartoi disa projekte tip, që u zbatuan në çdo qytet
Socializmi
Disa nga arkitektët e pas luftës, madje dhe të socializmit, do të kishin dëshirë të skiconin krejt ndryshe, megjithatë skicuan, pallatet e socializmit, me kosto sa më të ulët, për të jetuar sa më shumë njerëz. Pallatet në Shqipëri kanë nisur të ndërtohen pas viteve 1960. Statistikat tregojnë se 44 për qind e pallateve janë ndërtuar gjatë periudhës 1961 deri më 1980.
Sipas librit “Vështrim mbi situatën e banesave në Shqipëri”, të Vladimir dhe Alketa Misjës, thuhet se në vitet e para të pas luftës, problemi kryesor ishte zgjidhja e krizës së strehimit, si pasojë e shkatërrimeve të luftës dhe rritjes demografike të qyteteve. Banesat e para u bënë me kontribut vullnetar, me blloqe ndërtimi dhe materiale provizore për të zgjidhur nevojat e çastit. Ndërtimet më të qëndrueshme i përkasin shkollës ruse neoklasile, e cila u zhvillua pas ardhjes në pushtet të Stalinit. Sipas këtyre modeleve, u ndërtuan mega-pallate për punëtorët, të karakterizuara nga gjigandizmi dhe ornamentet në fasadë.
Ndërtimet sipas shkollës ruse
Ndërtime të kësaj shkolle janë pallatet në bulevardin Zhan D’Ark, (përgjatë Lanës), Zogu i Parë. Në interier (brenda) këto banesa karakterizohen nga hapësira të vogla banimi, nyje të vogla hidro-sanitare, ndërsa në eksterier (jashtë) nga trajtime neoklasike dhe planvendosje, të cilat krijojnë sheshe pushimi për t’u përdorur nga komuniteti. Pas lufte, shkollat e huaja të Evropës Lindore sollën frymën e arkitekturës moderne, e cila shprehej në ndërtimin e hapësirës funksionale, siç ishin zhvillimi i nyjeve të shërbimit, mjediset e katit të parë për shërbime komuniteti, si dhe në krijimin e formave racionale, të cilat mund të standartizohen dhe të përsëriten duke ulur koston e ndërtimit. Fryma sociale e banesave kolektive shprehet në praninë e shërbimeve të përbashkëta si lavanderia, kopështi, taraca e përbashkët, ndërsa fryma funksionale dhe moderne shprehet në shërbimet sanitare, të ndriçuara me ventilim, në njësitë minimale të ndërtimit.
Blloku 1 Maji
Një ndër skemat është blloku 1 maji, i projektuar në vitin 1956, në të cilën ndihen ende disa elemente të shkollës neoklasike. Sipërfaqet e banimit janë të vogla, kuzhina luhatet 8–12 metra katror, ndërsa dhomat 13-15 metra katror, banjat janë po të vogla, por me ndriçim dhe ventilim natyror. Në katin përdhe zhvillohen shërbimet e komunitetit, si lavanteri, depo, etj. Ndërsa vendosja perimetrale e ndërtesës, lejon krijimin e hapësirave të lira për t’u përdorur nga komuniteti.
Blloku Miqësia
Ky bllok u projektua në 1962 nga akrkitekt V. Pistoli. Koncepti i zgjidhjes është i njëjtë me atë të bllokut “1 Maji”, por i është kushtuar më tepër kujdes projektimit racional të kuzhinës. E kësaj periudhe është dhe blloku i banimit përballë Bankës së Shqipërisë e arkitekt Petraq Kolevicës, ku bie në sy si në veprat e tjera të këtij akritekti, trajtimi i detajit akritektonik. Skema ndjek vendosjen perimetrale duke qarkuar hapësirat e lira të pushimit dhe të lojrave për fëmijë.
Pas viteve ‘70
Kongresi i CIAM-it dhe “Karta e Athinës” sanksionuan principet e arkitekturës moderne, të cilat udhëhoqën arkitekturën evropiane deri në vitet ’60, por që për ironi të fatit, dominuan praktikën dhe shkollën Shqiptare deri në vitin 1990 dhe më vonë, thonë në librin e tyre babë e bijë, Misja.
Pas viteve ’70, punohet për trajtimin funksional të apartamentit, përsëritjen e tij në kat, në formë vargu, ose në formë kryqi në kullë. Në përpjekje për të ulur kostot, u ul sipërfaqja e mjedisit të gatimit, e cila u bashkua me atë të ndenjes.
Megjithë kërkesën për të standartizuar banesën, pati arkitektë, të cilët kërkonin të dilnin nga uniformiteti dhe të krijonin forma të tjera, si arkitektë Petraq Kolevica, Maks Velo, Koço Çomi, etj. Ata u kritikuan nga regjimi, i cili kërkesë kryesore kishte standartizimin e formave (dhe të mendimit) dhe uljen e kostove të ndërtimit. Megjithatë, banesa të arrira u ndërtuan për nënpunësit e lartë të partisë, për rezidencat e tyre qytetare dhe të pushimit, në zona të veçuara. Një banesë në Rr. E Dibrës, projektuar nga Maks Velo, megjithëse e ngjajshme me Nagakin Capsule Tour në Tokio, më 1971, në ditët e sotme mund të interpretohet si një përpjekje e autorit për të dekonstruktuar perfeksionin e arkitekturës funksionaliste, duke evidentuar hapësirën në të cilën jeton individi dhe familja.
Pallatet parafabrikat
Për një pjesë tjetër të popullsisë, prirja e ndërtimit të banesave ishte ulja e vazhdueshme e kostove të ndërtimit, të cilat cënonin ndjeshëm kushtet e banimit dhe cilësinë e jetesës.
Nga Insituti i Projektimeve u hartuan disa projekte tipe. Zhvillimi i industrisë së materialeve të ndërtimit, lejoi standartizimin e godinave dhe përsëritjen e tyre, pamvarësisht kushteve klimaterike, traditës dhe kulturës së vendit. Skema të ngjashme u përsëritën në të gjithë vendin.
Politikat e migrimit
“Zonja nga fshati”,
pastaj nga “qyteti”
Shumëkush e ka parë filmin e tipit komedi me dy pjesë “Zonja nga qyteti” pastaj pjesa e dytë “Zonja nga fshati”. Ky filëm nuk ishte kaq i rastësishëm, por i përket politikës së lëvizjes së popullsisë, në dy etapat e socializmit.
Menjëhërë pas lufte deri në vitet ’60, për nevojat e industrializmit, kishte raste të zbatimit të një politike nxitëse migruese. Migrimi nga fshati në qytet ishte i kontrolluar dhe i drejtuar, por jo krejt i kufizar, siç ndodhi më vonë.
Niveli i urbanizimit u rrit nga 20 për qind në vitin 1950 në ofro 30 për qind në vitin 1960, nivel ky i përafërt me disa vende ballkanike. Pas viteve 1960 ritmet e urbanizmit pësuan rënie. Pas kësaj periudhe u frenua migrimi i brendshëm nga fshati në qytet, duke tentuar, pa sukses lëvizjen e popullsisë nga qyteti në fshat. Për të përballuar mungesën e vazhdueshme të investimeve, u synua në frenimin e urbanizimit. Si rezultat i kësaj politike, popullsia urbane në vitin 1990 në Shqipëri arriti në 36 për qind, ndërkohë që u distancua dukshëm nga vendet e ballkanit në prapambetjen e saj.