Maicon për Tevezin

Nga Express më 01 gusht 2011 në ora 15:33
Inter është i gatshëm të ofrojë mbrojtësin e djathtë Maicon në shkëmbim për sulmuesin e Manchester Cityt, Carlos Tevez, ka njoftuar e përditshmja sportive italiane Gazzetta dello Sport të hënën.
City insiston duke kërkuar para për yllin argjentinas, por Nerazzurrët synojnë të ofrojnë shërbimet e reprezentuesit brazilian.
Sulmuesi Samuel Eto’o po ashtu është përmendur si opsion për shkëmbim me Tevezin, mirëpo presidenti i Interit, Massimo Moratti, preferon të mbajë 30 vjeçarin duke ofruar në vend të tij Maiconin.