E Shtunë, 31 Tetor 2026

Cani, gol kundër SV Glaneg: Punoj të qëndroj në Sicili

Edgar Cani ishte njëri prej protagonistëve në fitoren 7-1 që Palermo regjistroi në miqësoren kundër austriakëve të SV Glaneg. Ky ishte testi i parë për zirozët e drejtuar nga trajneri Valter Zenga në këtë sezon të ri. 19-vjeçari shqiptar u aktivizua si titulluar dhe i mjaftuan vetëm 120 sekonda që të gjente rrugën e rrjetës. "Nuk e njoh të ardhmen time", deklaroi Cani, i kthyer te sicilianët pas huazimit tek Askoli. "Hyj në fushë për të dhënë maksimumin, me synimin që të qëndroj te Palermo dhe të fitoj ndonjë hapësirë, sepse më pëlqen shumë ambienti. Por, do të shohim se çfarë ndodh në të ardhmen...". Pas tij shënuan dhe Simplisio, Balcareti, Suçi, Mikoli (2) dhe Breshano. Goli i vetëm i formacionit lokal u realizua në pjesën e dytë, ku porta mbrohej nga kuqeziu, Samir Ujkani. Në të 64-tën, Sheiber përfitoi nga gabimi i mbrojtjes dhe shkurtoi momentalisht shifrat në 5-1.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›