Ekleston: Maks Mosli do të largohet nga drejtimi i FIA-s
Maks Mosli do të largohet nga FIA dhe marrëdhëniet me skuadrat "rebele" nuk do të prishen. Berni Ekleston është shprehur i bindur se Formula 1 nuk rrezikon të humbasë konstruktorët më të rëndësishëm. "Maks është një njeri i mirë dhe tek i cili mund të kesh besim", deklaroi ai për "Times". "E njoh prej shumë kohësh dhe nuk kam dyshime: nëse ka thënë se do të largohet, e besoj. Mosli i ka qëndruar gjithmonë besnik fjalëve që ka thënë". Largimi i tij mendohet se do t‘i japë fund luftës ndërmjet FIA-s dhe FOTA-s. "Formula 1 ekziston prej 60 vjetësh dhe nuk besoj se skuadrat e kanë menduar seriozisht largimin", shtoi Ekleston.